8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

MOS I LANI DUART!…

 

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

MOS I LANI DUART!…

 

Në kohën e fundit  mbarë botën e ka kapluar një virus shumë i rrezikshëm .  Ky virus aq i rrezikshëm është bë që edhe ilaç nuk po i gjendet. Mjekët apelojnë gati për çdo ditë që të kemi kujdes, sepse ky virus përhapet, që me një fjalë sëmurja nga ky virus na qenka ngjitës dhe duhen sa më shumë njerëzit të largohen nga njëri tjetri që mos të bartet virusi. Apelohet që njerëzit të jenë të mbyllur brenda dhe mos të dalin jasht, pra të jenë të izoluar, sepse kontaktet mes njëri tjetrit sjell deri tek përhapja e kësaj sëmurje që është jo vetëm ngjitse dhe për një kohë shumë të shpejtë përhapet në tërë botën që edhe jemi dëshmitar të një gjëje të këtillë që e ka kapluar tërë botën. Po e përsëris edhe njëherë se apelet e mjekve janë që të kemi kujdes dhe të jemi larg njëri tjetri, sepse është sëmurje ngjitse dhe shumë shpejt bartet nga njëri tek  tjetri. Pos largimit të kontekteve dhe izolimit apeli i mjekve është  që duart të lahen sa më shpesh me sapun.Të gjitha rekomandimet e mjekve që i rekomandojmë duhet të i respektojmë, sepse janë në të mirë të shëndetit tonë. Kur jemi tek larja e duarve me sapun do të isha ndalur pak dhe do të thoja  një gjë e këtillë e pastrimit të duarve nuk vlenë për një kategori njerëzish të cilët ka një kohë të gjatë që  i kanë pëlyer duar e tyre duke ua marr djersën të tjerve. Janë pasuruar me djersën e huaj. Kanë keqpërdorur postetet e tyre me hajni duke marr me duart e tyre vetëm për vete edhe ate që nuk ju ka takuar. Kanë vjedhur me duart e tyre popullatën, kanë varfruar atdheun e tyre. Janë pasuruar duke vjedhur jo vetëm djersën e huaj, por me duart e tyre të palara kanë prekur edhe tek plagët dhe gjaku i tyre  atyre që dhanë jetën për liri dhe për atdhe. Të gjitha këto të këqia kanë bërë disa pushtetar me duart e tyre unë do të kisha thënë që mos ti lajnë duart aspak me sapun dhe me asgjë tjetër, sepse virusi nga duart e tyre kurr nuk do të hiqet, por pos duarve ata ( ato) duhet të e pastrojnë edhe shpirtin e tyre që nuk mund të e pastrojnë me asgjë. Duart dhe shpirti i papastër nuk pastrohet me asgjë.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.