Ç’është jeta?
Është……………..
ëndra e viteve që dikush të rriti,
Besimi në pabesi, që dikush të shiti,
Frymëzim i gjithçkaje, që zemra të kërkon,
Aromë lulesh, që në çdo skaji kundërom,
Është…………
ligji i egzistencës, zhgaravitur në letra,
Zemërimi i dallgëve që hanë eshtrat e veta,
Paragjykim e përbuzje, që arinë në infinit……..
Fjalë e vuajtje, deri sa ty të mbyllësh sytë,
Është………..
survejim, midis qënjes tënde dhe frikës,
Darka e gjykymit, nën rritmin e muzikës,
Qënja jote që kërkon mes miqsh, nderë e besë
Ëndra të padukshme, që të mbetën në kujtesë,
Është……….
ëmbëlsi e shpirtit, që e kërkove në planet,
Frymezim i jehonës, aty don me u tretë,
Varja pa gjykim, si i mallkuar në litarë,
Copa e një gjethëje të rënë, e krejtë e tharë
Është…………
ķafshim i një luani të uritur e të zemëruar,
Dhëmbi i mbetur i një burri të moshuar,
Është rënkim i një zemre të plagosur,
Qumështi i vajzës brenda murit të murosur,
Është……………
vdekja e dhimshme e Keopsit që preku qiellin
Humbja e virgjërisë e hënës me diellin,
Dashuria e Dantes me ëngjëllin e ferrit,
Vezullimi që i kalon shtatë yjet e ylberit,
Është………….
tringëllim e ziles, që përditë të zgjon,
Është troku i kalit, që në ëndra e kalëron,
Lodhje trupore e një gjumi të thellë
Drita vezulluese, brenda teje sjell pranverë
Është………….
tallja e diellit që i fshihet hënes në perëndim,
Ankth e përzjerje ëndrash, që i pret me padurim
Dreka mortore e krimbave, tē helmon në shpirt,
Flijimi i një qiriu, për të dhënë pak dritë,
Moza Reçi Shehi
Datë, 26/05/2020