Vetja ime!
Nuk kërkoj asgjë, nga askush, në këtë jetë,
Çdo gjë që më përketë, vetë dua që ta prekë,
Mjafton të jem gjithmonë, e drejtë dhe e qetë,
Sikur të jetoj mbi këtë tokë, me dhjetra vjetë,
Do desha të jem, nganjeher elastike,
Disa herë mister, e herë herë melankolike,
Imazh e progres, qënja ime të rinisë,
Gjërat e mia dy herë, nuk dua ti përsërisë,
E ndjejë shpirtin, e vrazhdë e të trazuar,
Luftoj me mendimet, mundohem për të fituar,
Kërkoj të flasë, të ndjejë, të dëgjoj, e të veproj,
Kam dhuntinë e shpirtit, përësri të mbijetojë,
Shpirti im i pastër kërkon, atje largë përtej,
Jam e sigurtë që një ditë, atje prehje do të gjej,
Në hapsirën pa fundë, ku ka diell e hënë,
Imazhin që ëndëroj, vetes detyrë ja kam vënë,
Dua të jem e lirë, të vrapoj ku të mundë,
Të lagem nën rëkenë e shiut, atje të përhumb,
Ku bashkohen retë, shkëndija zjarri shkrepëtijn,
Misteret e fshehtësisë, në mesnatë të më përpijnë
Kam dëshirë të kem shoqe, hënën e djellin,
Atje të jem, ku pas shiut, ta sfidoj ylberin,
Jo jo nuk mundem, kot vërtetë ëndëroj,!
Unë jam Moza, të rri aty ku jam, thjeshtë të jetoj,
Ëndrat e bukura ta çrregullojnë pak jetën,
Më mirë do të ishte, të jetojmë të vërtetën,
Të jemi të thjeshtë, e ta duam njerëzinë,
Oh! Sa mirë do të ishte, në shpirtë të kemi pastërtinë!
Moza Reçi Shehi
Datë, 31/08/2020
“”””””””””””””””
Sa lindën në këtë botë, emrin e ke në listë,
Sa hap e mbyll sytë, të thërrasin me gishtë,
Dikush të thotë të vishë! O njeri prej mishi e kocke!,
Ti nuk do te jeshë më, pjesë e kësaj bote!
Si manare je e detyruar, pas që të shkoshë
Edhe dhimbjet më të forta, të bën ti duroshë,
Në gjumë të jeshë, apo të jeshë ngritë,
Ndofta asnjërin që Zoti mori, nuk e ka pyet!?,
Ç’është jeta!? O njeri, para përjetësisë!?
Seç më faniten në brendësi, mijra mendime,
Ndofta është një grimcë mes gjithësisë,
Ndofta kohëzgjatje e një psherëtime,
Nuk duhet të lodhemi, se si jetohet përjetësia,
Jeta fiket e ndizet, pak gëzim dhe vjenë mërzia,
Ndërkohë që jetojmë një jetë njerëzore,
Të jetoshë kaq pakë, është vërtetë mizore,
Të merr në krahë Zoti pa e kuptuar,
Të gjithë që e shohin, ngelen të tmeruar,
Jo! O njeri, ti duhet të qetësohesh!