Përse ndodh kjo? Mund tē ma thoni vallë?
E mira dhe keqja, mes miqsh është ndarë,
Sa herë kemi qeshur, me miq kemi qarë,
Pyes veten?! Përse jemi bërë mosbesues?!
Të krahasohemi me natën, terr e pusë
Hape, o njeri zemrën e qeshu i lirë!
Të jemi të thjeshtë, të çiltër, të mirë,
Dua të respektojmë, deri në fund të kësaj jete Sejcili nga ne, është i dënuar me vdekje
Nuk është gënjeshtër! S’po ju tregoj përallë?!
Nuk e dimë se cili, ka emrin në radhë!?
Kur i humbim miqt, qajmë, i kujtojmë me mallë
Kur i kemi pranë?! Nuk flasim për dertë e hallë,
Eh, o njeri i krijuar nga Zoti!
Kisha dëshirë të kishim thjeshtësinë, si qëmoti!
Atëherë kur ndonjërin e zinte halli
Ngriheshin në këmbë i vogli e i madhi,
Tani kemi frikë me thënë një fjalë më tepër
Ti e thua për mirë e çojnë tjetër për tjetër,
E trasmetojnë si të duan, si një cop letër
Të hedhin e përhedhin, si një plaçkë të vjetër,
Sikur s’ndodhi gjë të thonë: Tungjatjeta!
Nuk përjashtova veten, se kështu e ka jeta,
Të gënjejnë, para syve duan të t’mashtrojnë
Me plagën që e hapën, qeshin e gëzojnë.
Moza Reçi Shehi
Datë, 17/10/2020