9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Moza Shehi

 

Lirësi e shpirtit..

Do desha që ti bie, të gjithë botës mbarë
Shpirti im nuk vyshket, nuk është lule tharë,
Është elektron i lirë, sillet dalngadalë,
Atë s’mund ta kyçësh, vetëm në sirtarë
Dikush të lëndoj, të bënë që të vuash,
Shpirti im nuk digjet, ndize sa të duash,
As në ujë nuk fiket, hidhe pa pushim,
Shpirti im i çmendur, elektron pa drejtim,
Jashtë është i heshtur, brenda e kamë zjarrë
Ndoshta brenda tij ,do ketë brengë e mall,
Shpirti brenda vetes, jo nuk vyshket dot,
Ndoshta për çdo natë, vaditet me lotë,
Shpirti, im pasqyrë, që ndjen çdo njeri,
Ai nuk ngjyroset, as nuk mban mëri,
Brenda veç nguroset, disa herë në gurë
Ai shpirt je ti, mos e haro kurrë,
Do vijë edhe dita ,shpirti do të shuhet ,
Atëherë do them, asgjë nuk më duhet,
Shpirti nuk do fiket, kur do ngjitet lartë
Pret ata që do, do ngelet i art,
Moza Reçi Shehi
Datë, 12/04/2020

Fjala liri..

E dua vërtetë, të bukurën natyrë,
Të dua o dritë, se këtu nuk ka ngjyrë,
E dua mëngjesin, dua edhe mbrëmjen,
Të ngre kokën lartë, të marrë frymë me ëndje,
Nuk kuptova sa i bukur, ishte ai mëngjes!?
Ato pemë të larta, ato lule plotë vesë,
Kam mallë për ajrin, që më freskon mbi ballë,
Cicërima zogjshë, që dëgjohen diku rrallë,
Ndjej mallë për natyrën edhe për një gjethë!
Ndjej mallë për gurgullimën, që malit po rrjedhë
Për ajrin që thithë edhe përse me pluhur,
Të jeshë e lirë, jeta qënka më e bukur,
E kërkoj në labirinte, të shtrejtën, fjalë liri,
Tani rri e mendoj, e kërkoj në vetmi,
Nuk e di, ku më humbi, unë atë nuk e pashë!?
Rreth e rreth vendit, për ta gjetur, i rashë,
Në erësirë ku jamë, të vjenë diku një dritë,
Erdhi dikush i padukshëm, kërkonë që ta fikë,
E prapë i vetëmuar, pas xhamash ti mbetesh,
Të vjenë një nostalgji, nga ngujimi po tretesh,
Si një zogë i vetmuar, që ri buzë një liqeni,
E heshtur e mërzitur, presë këtu ku jemi,
Sa pranë më sjellë, pa kuptuar trishtim,
Sa më shumë të rri, e ndjejë tani vetmin,
Moza Reçi Shehi
Datë,11/04/2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.