Letër Atdheut
I dashur Atdhé, me dhimbje shpirti dua t’i them dy fjalë, dy fjalë sa një jetë që ka ballafaqime e përpjekje me të bukurën, me të hidhurën, me gëzimin, me lotin e aq të dëshiruar me buzëqeshjën!
Sot veç brengës nuk kam ndonjë gëzim a buzëqeshje që më përkdhel, djalin tënd në MËRGIM, djemtë Tu në MËRGIM !
Atdheu im, në tokën tënde sot endën një numër i të ashtuquajturëve islamistë, vehabistë, salafistë, e ç’farë nuk i thonë vetës këta të hidhur si breshër mbi lulet tua të njoma në ditët e para të lirisë !
Atdheu im, injoranca nuk ka vend në kulturën shqiptare!
Radikalizmi politiko-fetar nuk ta solli lirinë!
Liria erdhi me gjakun e bijave dhe bijve tu !
Liria nuk mbrohet me urrejtje!
Nuk janë tezat e radikalizmit ato që mund ta ndryshojnë rrjedhën tënde, ani se përpiqën në çdo kënd, në çdo “skutë” ta helmojnë bimën tënde!
Atdheu im, nuk është islamofobizmi ai i cili mund të vendos për ambasadorët TU!
Ndaj, kjo letër me dy fjalë kërkon: Që ta mbrojmë dheun e të parve tanë, jo me ideologji të feve të ardhura me qellime të shkatrrimit të kulturës sonë kombëtare, po me dije, me shkencë, me nota të muzikës, me karikatura e me humor që ta pasurojmë jetën e njeriut tonë, që të jetojë i LIRË në lirinë e tij!
Ne kemi filozofinë tonë që daton nga kohë Homeriane , nga kohë pellazgo-Ilire dhe e kemi detyrë morale dhe etike t’i themi të gjitha ato që i ndien shpirti shqiptar !
Profesorët, Ambasadorët tanë, janë bijë dhe bija që për ta kujdeset shteti ynë laïk, ku fjalën e lirë e mbron Republika e jo qarqet ekstremiste !
Me rrespekt dhe dashuri prindi e vëllau
Paris, 21.10.2020