DASHURIA SKA
S K A D E N C Ë
Siç mbin lulja erë mirë ,
Ndër plasaritjet e zallit,
Mbin dhe dashuri e dlirë ,
Majë e çelur e nektarit…
Vjen si flladi në pranverë,
Lehtë ,lehtë si manare …
Dehet shpirti si me verë ,
Si me verë njëmijëvjçare.
Nuk paska fare skadencë ,
Si një mjaltë i maturuar,
Ai rron sa një planet,
I freskët pa u thartuar…
Për të rinj dhe të moshuar,
Vepron ënjëlloj graviteti,
Atë zjarr të flakëruar ,
S’e shuan dot as lumi as deti…
Skadencëa e dashurisë,
Ndodh vetëm kur mbaron fryma,
Por fryma e gjithësisë ,
Është lule që s’e than bryma…….
Dashuria s’ka të çmuar ,
Është e shtrenjtë si floriri ,
Të vdesësh i dashuruar ,
Si feniks ngrihesh nga hiri…