PEJA IME

Sa herë kam ecë kah ti Peja ime
Për të arritur te “Domi i kulturës”
Se aty ishte një bibliotekë
“”
E mësuesi Shaban Beqiri na nxiste të lexonim
Sa herë kam shpejtuar me ty Peja ime
Për të zënë Gjimnazin “11 maji”
Se na priste profesori i historisë
“Rexhep Podrimja”
“”
Ta humbisje një orë më të,
Ishte si të humbisje një copë dielli
Se atij shpirti i qante
Për ty Peja ime
Sa bukur kam vallëzuar me ty Peja ime!
Kur kishim “Stafetës e rinisë”
Si gjimnaziste luanim “sletin” e famshëm
Brohorisnin rrugët nga dashuria e madhe,
Tek hidhnim lulëkuqet!
“””
Pastaj kur mësuam vallëzimin,
Nxitonim udhëve të kinemasë
Se luheshin Filma indian
E të nesërmen kishte ç’të fliste i tërë qyteti
“”””””
Kur përfundonim mësimet
Shkonim në shetitje Patrikanës sate e Manastirit të Deçanit,
Ku ne këndonim këngët e “Bejllo Dugmës” e Zdravko Çoliçit
Babai im ndiqte Radio Kukësin e RadioTiranën
Se ia thoshte ëmbël Sali Mani e Fatime Sokoli
“””””
Shpeshherë nuk shkonim në shkollë
Se thoshin u fry “Bistrica”
Duhet blerë çizme të mira në ”Peko” a “Borovo”
Se Bistrica zemërohej aq shumë
Sa përpinte udhët!
“
Kur e shtronin mirë Bistricën në rrjedhën e vet,
Shqetësoheshin njerëzit…
Edhe ata donin të derdheshin rrugëve tua
Edhe ata donin të vërrshonin
Kur mbusheshin, kur fryheshehin…
“
Kur djemtu t’u zunë pritat
Ty Pejë të veshen n’tym të sertë
E curruar pas gardhi ruaje këngën e maleve
Ishte herët pa kënduar gjeli?!
N’mjegull njerëzit tu qorroheshin pusive…
“
Një ditë nuk duruam më.
Përpimë udhët tona si dikur Bistica
Lumin e njerëzve e gllabëroi mali
Uji e deti e, besa edhe përtej deti…
“
Sa herë kam lënë mënjanë gjithçka, Peja ime
Për të shijuar bukurinë tande
Kam ecë për qejf shtatit tënd të bukur
Kam kalëruar Korzën duke ndjerë
Gurgullimën e Lumbardhit
“
Sot lutem bashkë me Nënë Terezën
Ulem në Dukagjini dhe rrëshqas lehtë
Sheshit me kalldrëme aq të hijshme!
Kaloi pranë komandantëve “Shkelzenit” e “Adrianit”
Mallin ma shuan Shadërvani i Haxhi zekës
Përftoi rrugës Eliot Engel,
Rrëshqas Qarshisë së gjatë
Për të parë Plisat e bardhë të rapsodëve…
“”””””””””
E kam udhën kah Varrezat e Kakariqit,
Aty te Kalaja ime e lashtë e Olimpit, tek
Bukuri e Diellit dhe e Hënës, tek ti
PEJA IME