13.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Namik Selmani

Pak duhan në .. Rrugicën e Burgut
1.
Në Rrugicën e Burgut
Ka shumë duhan të hapur në shitje
Të hidhur
Qeskashtrirë në trotuare si ca viça të porsatherur
Të pjekur diku në Belsh, Çermenikë a Tarabosh
E ndjehemi aty, mes tymit
si në ca re shtëllungore në ikje
mes një ofshame që sikur dhe detin e zgjon.
Rrinë aty
Si ushtarët që kanë Komandant vetëm Dhimbjen
Të heshtura qeskat
Mes duarve ndërruar si tepsitë e bukës mes prushit të nxehtë
E presin diku
Pas hekurave të rënda, çelësave, qelive
Pas një thirrjeje gardiani
Që të jep atë copëz lirie për këmbët
Pas një dielli që të mbetet si mollë e pavjelë.
3.
Askush s’të fton
Mes thirrjes dhe joshjes për mallin ende të pashitur
Askush
E çmimet rrallë,
Sa rrallë vihen në kupën ose lojën e fjalëve
Veç duart ndërrohen
Ashtu gishtërinjdridhur nga Misteri i Ditës së Palindur
Nga tymi i një gjoksi
Që të zgjon një kollë të thatë në Rrugicën e Halleve.
Mungojnë këmbanat
Mungojnë tellallët që qytetin ngado kanë pushtuar.
Mungon radha njerëzore qoftë e shkurtër a e gjatë
Mungojnë buzëqeshjet
E trishtimi ka hedhur në këtë rrugë vellon e zezuar.
Aty janë aty,
pakot e duhanit të sertë
Të shtrira një nga një mes shiut që supet t’i lag
Vetëm pak metra larg
Do të kkhehet ai duhan në re të zezë , të vjeshtuar
Mos u piftë ai duhan në Rrugicën e Burgut!
Helm u bëftë!
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.