16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Nasia Xhemalaj

TË DUA PRANË.
Hajde djalë, hajde – thirra,
nga larg s’të kuptoj se çthua,
yjet që llamburisin,
a i prek dot me thua?!
Hajde thuama në vesh,
pëshpëritëm – mjalti im,
puthma qafën gjithë epsh,
buzët, ndizmi trëndafil.
Ja, në mbrëmje luta hënën,
-nga po shkon, a do vi?
largësia ndan dhe male,
dy zemra, shpejt i grish.
Jap e marr ta kapja hënën,
shtriva dorën lart më lart,
por më ra në qafën tënde,
ah kjo ëndër… kaq e patë.
Të shtrëngova, e di vetë,
ngjal u bëra trupit tënd,
ndezëm shtratin me zjarr yjesh,
drit’n e hënës buzë më buzë.
*******
LULE MARGARITA
Për herë të parë kur dashurova,
një lule margarit këputa,
petal bardhë dhe zemra ime,
më do s’më do, në lojë e vura.
Thonë, është lojë dashurie,
por të ngreh, të vë në ankth,
me patale luan lojën,
më do, a s’më do vallë?!
Një nga një petalet ranë,
si flutura të bardha mbi lëndinë,
ja e fundit më uroi,
të bardhë ta kesh dashurin.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.