pash lotin fshehur qerpikut tënd.
dhe e dija që do trokisje sonte me hënë.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Si thundra kali, gjurmët lënë baltës,
shputat e viteve mbi kurm më kaluan,
qëndresa ime, hark ylberi,
si yjet ëndrat, gjoksin më shpuan.
Dhe eca, eca me hapin e kohës,
më rrahu kamxhiku i erës shtrigë,
një ëndër, mu gjunjëzua si skllav i lodhur,
harkun e ylberit e bëra shtizë.
Erës ja njoha shtigjet ku shfrynte,
prita të larta i ngrita në furtunë,
dhe shtizën e bërë prej harku ylberi,
ngjeshur në brez dhe sot e mbaj unë.
—————————————————–
Një, dy, tre, katër…
ngjite lartësinë ngadal,
dhe kur shkallët zënë lëkunden,
mbahu fort anëve të saj.
Ngadal ku e vë këmbën,
mos rrëshket, bie, vritesh,
është më mirë çdo hap i matur,
majës lart për ti arritur.
Janë munduar dy nga dy,
tre nga tre, katër nga katër,
por s’arritën për çudi,
janë rrëzuar, thyen qafën.