14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Nasia Xhemalaj

KARVANI I QENËVE TË TËRBUAR.

Karvani i qenëve të tërbuar,
tuf e madhe lemeri,
trashëgim nga baballarët,
nder të jesh “qenëri”.
Të gjithë një turi e kanë,
të pistë, jargash e sy kuq,
kur pjesë e majme në thonjë u bie,
zihen, shqyen, bëhen ujqë.
Një kope lemeri,
dhëmbë çatall si dhëmbë ujku,
shtohen me kulish të vegjël,
pas i mbajnë për të ndukur.
Pas në gjueti i marrin,
për rrushfete a punë të zeza,
dhe kur “rriten” para shkojnë,
me të vjetrit mbajnë një lojë.
Dhe të” çalin” në bisht në fund,
më i keqi i kopesë,
do servil a do spiun,
një copë mish në dhëmbë ti bjerë.

Kjo është loja e qenërisë,

me kullaro e me kostum,

kapardisur nëpër vite,

ham – ham-ham,

e hum- hum- hum…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.