Të ftoj të vizitosh shtëpinë time.Me shumë dëshirë do të pres.Të shohësh arredimin sipas shijes sime.Të lutem mos paragjyko thjeshtësine që ajo ka.Thjeshtësinë e adhuroj.Më pëlqen që kureshtja të shtyn ta shohësh me kënaqësi,pa ndroje do ta tregoj.Në shtëpizën time të vogël dritaret janë plot dritë,sepse drita për mua është shpresë për një të ardhme të ndritur.Urdhëro hyr brenda në dhomën time të vogël.Të lutem mos i kushto vëmendje rrëmujes,zëre sikur asgjë s’është përtokë.Kjo nuk është si rrëmujat e tjera.Është një dhomë që si rrëmujë ka dijet e hedhura sa andej këndej në këtë dhomë.Ja dhe biblioteka në ballë të këtij muri.Këto janë librat që kam lexuar dhe që do ti lexoj.Kujdes kur ecën.Disa libra janë përtokë dhe është mëkat të shkelësh.Është njësoj sikur të shkelësh të ardhmen ose mikun që të do gjithmonë të mirën.Mund të ulesh dhe të shijosh cajin e blirit,ndërsa lexon një libër.Më beso,do të të coj në një botë tjetër,larg realitetit të zymtë të botës sonë.Do të duket sikur je duke udhëtuar në endrrat e tua më të bukura e më të magjishme.Eh ky ështe libri miku im….
-Natrin Çoçka