22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Naxhije Doçi

URIME DITA BOTËRORE E LIBRIT PËR POPULLIN TIM SHQIPTAR DHE PËR TË GJITHË BOTËN MBARË! LIBRI ËSHTË BUKURIA DHE MENÇURIA E JETËS NJERËZORE. NË LIBËR PËRSHKRUHET JETA ME TË GJITHA  MIRËSITË QË I KA, SI EDHE ME TË GJITHA VËSHTIRËSITË E VETA – Prishtinë -23. 04. 2020.

-LIBRIN E MIRË, AQ KOHË DUHET ME E SHFLETUE, SA KA ZGJATË DERI SA ASHT SHKRUE–Thotë Destan Bajraktari në librin e tij “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe”-Botuar në Prishtinë në viti – 1994:

 

 

-Një poezi autoriale për librin:

-Naxhije Doçi – Prishtinë

LIBRI SHQIP

Në kohë të rënda të fëmijërisë sime,

gjithësesi edhe në ato të rinisë së parë

rrëzë Gardhinës Plakë të Therandës trime

e lexoja krejtësisht fshehtas

librin e shenjtëruar shqip

shkruar në gjuhë të dëlirë përëndie

thesar magjik i lashtësisë sime në shtresime,

e gjysma e dytë e shekullit njëzet ishte

ngrysur thellë në mjegullnajë robërie.

 

Libra publicistikë e-poetikë-Naxhije Doçi-Prof.     Libra shkencorë: Prof. Dr. Rexhep Doçi

Kur të gjithë në shtëpi flinin, lexoja

me dritën elektrike të përkufizuar

që të mos më dallonin nga jashtë

hijet e patrajta,

puthadorët zemërgurë të paguar,

nga verbëria e vet turpëruar,

nata përgjonte e mashtruar.

Ishte mëkat i pafalëshëm atëherë,

bjeshkë e purpurtë guximi

të mbahej në shtëpi libri i mirëfilltë shqip

botim i flakëruar Shqipërie

e diasporë dashurie

se kohë mugu vazhdues ishte

në Kosovën me gjemba trishti robëruar

nga pushtuesi barbar e shfarosës serb,

me izolim sizifi ishte ndëshkimi

e refrene ngujimi.

              Libra shkencorë: Prof. Dr. Rexhep Doçi

 

 

 

Në bibliotekën familjare relikt e merrja

librin e ëndërruar shqip

sjellë nëpër kohë trishti sfidues

nga hapësira e përmallimit përballë

të trungut tim të ndarë

me dredhi e hangjar.

Pishtar gjyshi zulmëmadh dhe i përkushtuar

nga babai fjalartë pasuruar.

Krenari me flakërimë hirësie ndieja

librin shqip kur e lexoja

më dukej se krejt bota bëhej imja

edhe përtej së mundshmes,

epokat bënin fole të dehur në zemër

për madhështinë e dheut tim me emër.

-Poezi nga libri “Vargëzim mbi gjurmë”-Naxhije Doçi –Prishtinë -2017

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.