Në pasqyrën e dijeve tona sot shpesh pyesim vetën a kanë shtegtuar popujt ?
Shumë njerëz i besojnë kësaj lëvizje nëpër shekuj, por shumë janë skeptikë ndaj ngjarjeve historike dhe mbetemi skllavë i një padije. Popujt kanë emigruar e vazhdojnë të emigrojnë.
Udhëtim që i kalon te gjitha thënjet e Biblës, rrugëtimet e popujve dhe intineraret e zogjve shtegtar janë këto vajza. Tridhjetë gra e vajza të moshes 18 deri ne 27 vjeç lanë token e tyne në Afrikë e kryesisht në Nigeri për një jetë ma te mirë, për një ditë të bardhë në kerkim të dheut premtuar duke iu larguar violencës, luftës, mizeries, urisë , por për t’
u ballafaquar gjatë rrugëtimit me natyren e pamëshirshme të Saharase, me laperët policë të doganave, me skafistat vdekjeprues te deteve.

– U nisem me 25 shtator – thotë Angela – me një kamjon të tejkaluar nga ngarkesa e me tesha e njerëz që binin rrugës, në drejtim të shtetit Niger. Qenë e policë na kontrolluan në kufi duke na grisur teshat e pakta që kishim e duke na vjedhur të gjitha gjërat me vlerë, qe do ti perdornim në raste tepër emergjente.
Ato flasin në anglisht e unë e kisha shume zor të kuptohem me to, por falë një kolege të Qendrës së Pritjes që iu luta të më perkthejë fjalë per fjalë tregimet rënqethëse të vajzave marathonamake.
– Nga Nigeri u nisem me këmbë me pantofla që na ngatërroheshin nëpër tokën përvluese për të arritë pas disa ditësh në Agadez – ndërhynë Blossom. Hanin ç’të gjenim, bile edhe insekte. Në disa vende kishte disa menca popullore për të vobektit dhe kishim mundesinë për një pushim të vogël sa për të shuar urinë disi. Në mesin tonë kishte edhe disa shtatzëna, që burrat e të dashurit i kishin vrarë terroristë e organizata si “Boka Haram” në vendin tim. Parulla që na shoqëronte dhe na jipte forcë gjatë vështirsive dhe rrugëkalimeve pa fund ishte: “Më mirë një fund i tmershëm , se një tmerr pa fund” – përfundon Blossom.
Pastaj nga Agadez në drejtim të shkretires se Saharasë. – “My Got” – lëshon një klithëm Precious , vajza simpatike me një fëmijë dy muajsh në bark. Ajo kishte humbë burrin në këtë rërë të mallkuar. – Dha shpirt në sytë e mi – thotë ajo. – Nuk mundi ta perballonte . E mbuluam me rërë dhe në anglisht vazhdon ” My husband died in the desert. His name is Pius” ( ai mbeti në shkretirë, e kishte emrin Pius) dhe nje kokërr loti i rreshqiti nepër faqën e nxirë nga dielli afrikan. Mua mu kujtua kanga e jone e nizameve:
“Pertej ures se Qabese”
Të m’i thuani nënesë
të dy qetë të m’i shesë
Djalë e çupë të m’i rrisë “

Heroi ynë i Qabesë vdiq në tokën përvëluese të shkretëtirës dhe e groposën në rërë me varrin e bërë me duar, ndërsa i njejti fat ishte edhe për Pius, djalin e ri nigjerian që la vetëm nusën shtatzënë në në udhëtim në shkretëtirë. Edhe atë, si një namë e përbashkët, e varrosën në rërën e shkretëtirës.
– O Zot! sa afër historitë e sa larg e afër kohët!
Kështu vajzat nigjeriane kalojnë të paprituna, lodhje , cfilitje duke lenë mbrapa ditë , javë e shtete. Pastaj vjen Gadrom, Sabah, Tripoli. Plot dy muaj udhëtim të femrave heroina nigeriane.
– U gëzuam kur pamë detin – thotë Esther: “Mediterian sea, Mediterian sea” bertitëm gati të gjitha me një zë. Por nuk ishte thënë që çdo gjë të shkonte deri në fund.
Banda të ndryshme na rrëmbyen , bile disa edhe na shfytezuan.
Menduam se ishte fundi jonë, se jeta nuk kishte më kuptim. Por ja dy ditë mbrapa kaluam detin e arritem ne brigjet Siçilane me 24 nëntor dhe tani jemi në mes jush, mes njerzeve ku qënja njerëzore ka vleren e vet e respektohet.
Ne shtepine e pritjes se ketyre vajzave mbreteron pastertia, menca e shtruar, krevatet të rregulluar e çdo vajzë në një kuti kartoni gjëndën të gjitha ndërresat e gjërat e nevojshme. Ky nder i takon Elenës, shefja kryesore e shtëpisë së pritjes, Barbara me një anglishte prefekte, Roberta gjithënjë e embël, por edhe edukatoret tjera Maiarosa, Francisca, Lucia, Francuase, Francesca, Simona, Sara, Susi, Michela, e deri te psikologët , që dhanë të gjithë forcat për stabilizimin dhe mbarëvajtjen e punës në Qëndrën tonë “La Casa “.
– Ndoshta e kaluam vdekjën dhe mbajtjën e kryqit – thotë Endurancë një grua e përkryer nga Kameruni më një fëmijë në krahë. .

Ndër teshat e rrugëtimit të vajzave afrikane të kalvarit që digjën, dëgjohet era afrikane, rëra sahariane dhe kripa e mediterrenës (mesdheut).
Por pyetja që secili mban mbi kokë, perfshirë edhe ne punonjës të Farsi Prossimo Onlus , është etapa e fundit: Përballja me questurat, përballja me ligjin italian e nderkombetar.
Dhe pyetja më e madhe që rri në krye të vendit është : A do ti hape dyert e kristalta Europa për zemrat e bardha të të vajzave nigjeriane ?
Dhe sot pas tre vitesh 2020, të gjitha këto vajza janë rregulluar . Kjo tregon edhe njëherë humanizmin, dashurinë dhe shumçka që populli italian ka bërë për njerëzit në nevojë, për të rikthyer shpresën e humbur. Gjithkush ka fatin e vet në jetë, por shpesh lind nevoja e një shtytje të vogël dhe pastaj rruga zgjerohet . Qëndra ” La Casa” për nënat në nevojë dhe pastaj për refugjatet afrikane nuk është më, unë nga Shqiperia, ku sot gjendëm, me plot gëzim kam marrë vesh nga lidhjet që kam me shumë nga këto vajza dhe edukatoret se Europa i ka hapë dyert e kristalta për vajzat nigjeriane . Kështu kanë gjetur fatin dhe qetësinë në jeten perindimore ; Jummy, Bintu, Rhoda, Esther, Kenenety, Awa, Fatou, Teodosia, Wava, Tagas, etj etj. Kjo është dashuria njërëzore, vlera e njeriut , rrafshi demokratik që bota e qytetruar ka ruajtur për njërëzit në nevojë nën mëshirën e Zotit! . Rroftë Denokracia e vertetë !!