8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Ndue Sanaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”

Sot është datëlindja e Çlirimit të Kosovës, e cila mbushi 23 vite, 12 qershor 1999-12 qershor 2022.Mund të jetë një imazh i frutë, Place de la Bastille dhe teksti

Pra, Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO-s.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kjo datë na kujton luftën e popullit të Kosovës për Liri e Pavarësi me dekada të tëra, që më në fund u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës, me ndihmën e forcave te NATO-s, por fatkeqësisht sot udhëheqësit e saj janë në izolim në Hage, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, që udhëheqësit e çlirimtareve janë në arrest?! … Megjithatë, sfidat e popullit shqiptare të Kosovës janë të mëdha dhe me vullnetin e saj të pamposhtur do arrije ti përballojë e të rreshtohet për krah popujve të tjerë të zhvilluar, në BE-në, por sfidat e saj janë të pashkëputura me sfidat e Shqipërisë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Respekt për të gjith veprimtarët e çeshtjës Kombëtare që angazhohen për Bashkimin e Shqipërisë. Shqiptar ma gëzofshi datën e Çlirimit të Kosovës!

Gëzuar!

Ndue Sanaj,

Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.