Ndoc Lekaj u lind më 28 tetor të vitit 1932, në Lisen (fshat afër Vau Dejesit sot), në gjirin e një familjeje patriotike, trashëgimtare të gjuhës, besimit, traditës, kulturës jetsore dhe të gjithë atyre vlerave shqiptare që u krijuan në thellësi të shekujve dhe u bartën brez pas brezi. Ai ishte fëmija më i rritur i Zefit dhe Palinës. Babai i tij, i cili ishte i përfshirë në politikën e kohës, vdiq në vitin 1952 si pasojë e sëmundjeve dhe torturave të rregjimit komunist. Dramatike qe edhe vdekja e nënës në moshë të hershme, ende pa mbushur 10 vjeç. Nga atëherë sfidat qenë të panumërta, aspak të lehta e tepër rraskapitëse për jeten e një fëmije që sëbashku me vëllain e motrat jetime u rritën në dyert e të afërmëve. Në luftë të përhershme me persekutimin gjakatar dhe vështirësitë që mungesa prindërore sillte, pati një fëmijëri të vuajtur ashtu si shumicën e jetës. Rininë e kaloi duke punuar e shërbyer si figura e parë mmbrojtëse për vëllanë e të motrat. Për ironi të fatit përmbytjet e krijuara nga ndërtimi i HEC-it të Vau Dejesit e detyruar të shpërngulet në Vau Dejës. Aty vazhdoi të jetonte e punonte në të njëjtën shtëpi me të vëllanë. U martua që në kohë të hershme dhe pat 5 vajza dhe 1 djalë duke përmendur që edhe një fëmijë humbi jetën që në foshnjëri. Qe një burrë i mençur, plot maturi, i besës dhe i gatshëm që të sakrifikonte për familjen e miqësinë. Shquhej për motivet e tija atdhetare e burrërore duke u kthyer në një figurë të respektuar për bashkëfshatarët dhe rrethin e kohës. Edhe në pleqërinë e tij arriti të kritikonte, udhëzonte e donte pa masë çdo kënd që e rrethonte e vizitonte. Jeta e tij që tepër e vështirë por kjo nuk e ndaloi të gjendej pranë kujtdo kishte nevojë. Në moshën 88 vjeçare, në praninë e rrethit familjar e në mendjen e zemrën e shumë të tjerëve ndërroi jetë me 21 gusht 2021. Papul, Për ne të gjithë që të kemi dashur dhe njohur kuptojmë që vdekja nuk është fjala e fundit. Le të plotësojmë dëshirën e zemrës që gjithëherë e përshpërisje e nënkuptoje: Bashkohuni e duajeni njëri tjetrin. Të falenderoj për dëshminë e mirë që e ke lënë kudo që ke shkuar, për qortimet dhe për gjurmët e një njeriu të madh që shënon zemrat tona dhe të gjithë atyre që arritën të të njohin. Njerëzit shuhen por jo fjalët e veprat. Tani pusho në paqe e lutu për të gjithë ne! Armando Lekaj Vau Dejës më, 28 tetore 2021