GODITJE RUTINËS
Rutina është pengesë në zhvillimin e poezisë, është sëmundje, ku shërimi prej saj kërkon përqëndrim, dituri për ta luftuar e për ta larguar nga proçesi i krijimit. Shfaqja e saj është tepër e ndërlikuar, tepër e pakuptueshme dhe arrin në trurin e krijuesit pandergjegjshmërisht. Rutina është totalisht pengesë e risisë dhe dëmton çdo art në përgjithësi. Ajo paraqet varfëri dhe është imituese e formave, përmbajtjeve të më parshme të një kohe të shkuar. Shfaqja e saj dominon në shtypin letrar, në portale të shumta elekronike, në facebook. Madje, ajo kap edhe volume të botuara. Pra, publikohen poezi të dobëta në mendime, të dobëta në veshjen artistike të saj. Për lexuesin janë pa interes, nuk sjellin risi të gjithanshme në funksion të shoqërisë, nuk rrokin tematikë për mbështetje risie që të shërbejnë si program artistik udhëheqës të lëvizjeve sociale për progres. Si mentalitet performanca e tyre eshtë e vjetëruar. Dhe kjo performancë si sëmundje ngjithëse shfaqet sidomos te fillestarët, që nuk kanë edhe përgatitjen e duhur për të kryer artin e vjershërimit. Rutina ka shumë forma fytyre dhe, here-herë, ka karakter mashtrues edhe ndaj autorit. Pse? Poeti vazhdon lëvrimin e poezisë pa një plan-projekt, pa një objektiv qartësie, (ku do të nisi, ku do të mbrrijë), pa një bagazh njohurie për atë për të cilin shkruan, pa një domethënie për atë që jep, pa një kërkesë për rritje cilësore gjithëpërfshirëse. Ja, këto duhen patur parasysh për t’u shmangur dukurisë së rutinës. Kjo kërkesë duhet të jetë parimore dhe e vazhdueshme.
RROKJA E TEMAVE
Rrokja e temave është kaq e shumtë, kaq e larmishme, kaq e gjërë, kaq e thellë, sa një krijues apo gjithë krijuesët bashkë nuk mund t’i kapin dhe t’i trajtojnë plotësisht. Por, por ( fjala vjen) edhe nëqoftëse i kapin, mbetet problem trajtimi ideor që është aspekt tjetër i pafund. Në trajtim krijuesi ka lirinë individuale, dëshirën, këndin e shikimit, të proçedimit për ta hedhur në letër. Këtu duhet patur parasysh edhe dëshira subjektive e lexuesit. Jo të gjithë kanë një shije në përmbajtjen e veprës. Pra, për krijuesin është ca vështirë për ta përcaktuar. Kjo do punë, do përgatitje që të japësh me të vërtetë artin e duhur. E çuditshme: shoh disa krijues janë të matufepsur pas temës erotike, thjesht, në trajtimin e sensit mashkull-femër, saqë me krijimet e tyre bëhen bajat, ose bëjnë trajtim të dobët artistikisht. Jo, nuk është vetëm tema erotike për poezi edhe pse kjo ngacmon së tepërmi moshën rinore te debutantët. Koncepti erotik është shumë i gjërë: për punën, për shoqërinë, miqësinë, jetën, është koncept filozofik etj. etj. Temat janë të shumta si llojet e luleve të florës në natyrë, plot ngjyra, plot aroma dehëse, ku secila qëndron në madhështinë e vet. Si lulet duhen kultivuar dhe poezitë: të bukura, të bukura.
NJERI I MIRE
Menjane
njeriun e keq,
te poshtrin,
Te ligun
huligan,
drogaxhi,
njeriun shejtan!
Tregti degjenerimi
rrugeve te Botes:
mishi I bardhe,
kushton lire per nje kafshate…
Prostitucion,
putanojne femrat,
Punesojne paranicen,
edhe prapanicen punesojne
te pistat,
imoralet,
femrat rrugace.
Njeriut te keq
ne aradhen tone
fara mos I mbifte,
ne aradhen tone
vend mos te kete.
Tonin marrshim
mos ta pengoje askush:
menjane
“”””””””””””””””
KY GJAK SHAIPTARI
Buzekenge e shpirtgazmor vete ne Kosove;
sa shkoj permallem, pervlohem per Shqiperi.
Ne Shqiperi kthehem a kaleroj ne diaspore,
kudo , ku ka shqiptare, vellazerisht ne qafe i rrok…
…E truri zjen:
them, te jem ne Cameri,
te jem, them, ne Kosove,
them te jem ne Shqiperi,
te jem, them, ne diaspore.
I gjithekudondodhur, mes gjuhes shqipe te jem:
vajtjeardhje, ardhjevajtje, vajtjeardhje:
ky gjak shqiptari ka kete refren.