PASH PRENDINË!…
Qenka e vështirë të jesh sot një poet i mirë
Ta lësh vargun nga shpirti të të dalë i lirë
Mos ta censurosh ashtu si të thonë të tjerët
Me vargun të luash siç luan dhe tymi i errët.
Mos e lerë poet, me gërshërë poezinë ta shkurtojnë
Ta sakatosin, ta përdhunojnë… e ta censurojnë
Poezia nuk mund të jetë kurrën e kurrës politikë
T`i plotësojë dëshirën një politikani ulur në karrikë.
Poet, të lutem, të lutem, o poet pash Perëndinë
Mos e ngulfat kurrën e kurrës poezinë
Lëre ashtu siç del ajo vetë nga shpirti yt poetik
E mos e lejo asnjëherë që ajo të jetë në rrezik.
E ti, or “burrë” që do të ma ndalësh poezinë
Nga shpirti im të më marrësh lirinë
Një gjë të tillë kurrë nuk ke për ta arritur
Se unë me vargun e poezisë time jam rritur.
Me vargun e poezisë isha dhe mbeta ditë e natë
Kurrë nuk desha që vargu të më mbetet i thatë
Ia dhashë gjithnjë shpirtin e Halilit e të Mujës
Frymën e dashurisë atdheut, zemrës së nënës.
Edhe plagët shumë shpesh ia kam pastruar
Kur kanë dashur vargun për t`ma censuruar
E kam bërë të fortë si Gjergj Elez Alinë
Nga shtrati të ngrihet e të këndojë për lirinë.
Atdheu gjithnjë ndër shekuj ka pasur burra
Që me huta, dhelpra e korba shpesh kanë luftuar
Asnjëherë para servilëve nuk janë gjunjëzuar
Tradhtitë tuaja si skeletet nuk i kanë pranuar.
Kurrë nuk ju kam kënduar servilëve e karrieristave
Hajnave, sahanlëpirësave,,,, e bythëshitësave
Atdheu gjithnjë ka pasur trima të pushkës e penës
Të ditur, të çmuar nëpër shekuj, ashtu edhe të vlerës.
Ndalu e mendo dhe kurrë mos harro, o shpirtprishur
Që për interesat e tua gjithçka në jetë e ke shitur
Kujto atë nënë që dikur mbi plagët e djalit i pikoi loti
Nuk keni ku të ikni ju pisa, sepse do ju dënojë Zoti.
Edhe në varr kur të shkoni nuk do të jeni të qetë
Se jeta është një urë që nuk kalohet aq lehtë,
Sa e sa të ngjashëm ka pasur para jush lloj-lloj
Që jua ka mashtruar hajnia, fytyrën me boj.
Po ndaloni e vështroni në një mënyrë tjetër
Se me veprat tuaja jeni djegur ashtu si një letër
Kjo botë ka mbjellë edhe njerëz që kanë mashtruar
Se një ditë edhe ata në varr kanë për të shkuar.
E unë nëse jam gjallë do ta shkruaj një elegji
Këngën do ta këndoj ashtu si huti mbi çati
Edhe bilbili s`do të vijë pranë varrit tuaj “o trima”
As unë nuk dua të jem në këtë vend, me ju o pisa.
E unë poeti rebel kurrë nuk do të dorëzohem
Para jush asnjëherë nuk do të gjunjëzohem
Me ju që gjithnjë e shitët veten aq lirë në pazar
E që vrapuat aq shumë pas pushtetit si zagar.