NEHAT JAHIU
UNË NUK JAM PAJTUAR…
Unë nuk jam pajtuar kur në korijë keni prerë lisa
E në shumë varre keni shkelur edhe mbi plisa
Kur shumë djem e vajza pafaj i keni prangosur
E nëpër hapsane i rrihnit pasi i kishit burgosur.
Kur çlirimtarët dikur i keni quajtur terrorista
Ju, ca të djeshëm e të sotëm bythëshitësa
Ju ca karrieristë që çdo ditë vdiqët për karriga
E për kolltuqet e buta shitët edhe tuajat bytha.
Më thuaj ti se sa peshë ka fjala jote
Për ata që ti dhe…u përgatitët komplote
Fjalën e lirë gjithnjë e shtype dhe e prangose
Antivlerën e ngjitët lart dhe vlerën e plagose.
Për ju nuk kishte asnjëherë të mirë dhe vlera
Turr e vrap vraponit të etur vetëm për tendera
Kishit shitur veten, miqtë dhe gjithçka për lekë
E çdokënd thellë në shpirt e kishit djegë.
Edhe gjakun çdokujt ia kishit shitur
O ju disa Laro e ca qenie shpirtprishur
Ju mundoi aq shumë në jetë e kohë sikleti
Për askënd tjetër nuk mendonit pos për veti.
Mos më merr aq shumë si hasmin
Se çfarë shkruaj unë në shkrimin tim
Pasi gjithmonë kam thënë të vërtetën
Kam sharë mushkonjën e kam lëvduar bletën.
Fjala ime ndoshta të ka djegur si speci
E nuk të ka ardhur aspak si lezeti
Edhe unë këtë e kuptoj shumë mirë
More ti shpirtprishur e fytyrë nxirë.
.
Je mësuar të kullosësh nëpër livadhe
T`i presësh lisat e vjetër nëpër male
Të pasurohesh me djersën e huaj
E vetëm ai mulliri yt, gjithnjë të bluaj.
Do të vijë një ditë e do ikësh nga pushteti
Do të flasësh pa kuptim fjalë mes veti
Se edhe para teje kishim shumë këso Laro
Që kanë vallëzuar me këngë në ballo.
Por një ditë arriti u erdhi të gjithëve fundi
Si bërllogun e hedhur që e barti lumi
Mbetën të hutuar ashtu si ai huti i çatisë
Duke shkuar thellë në plehun e historisë.
E unë juve palaçove tani po u bëj të fala
Të gjithë shqiptarët nuk i ka bërë nana
Nuk janë të gjithë si ju bythëshitësa
Demogogë, hipokritë, karrieristë e pisa.
Nuk janë të gjithë si ju disa pehlivana
Që vdisni e bini përherë mbi sahana
Nuk janë si ju që vetëm për një karrigë
Shitni vetveten tuaj dhe bini në bythë.