Në dritaren poetike SOFRA BUJARE PAQE-MIRËSI-POEZI. BUKURIE BINJAKU!, është hapur një Rubrike me temë: “Thjeshtësia në ndjenjën poetike të poetit dhe ndikimi i poezisë në shpirtin e lexuesit”.
Si një krijues aktiv, pa pretenduar poet jo vetëm në këtë dritare anëtar i saj, por edhe në shumë dritare të tjera më nxiti ideja për të shfaqur opinionin tim.
Do pyes dikush po pse shpalos në statusin tuaj personal? E gjykova edhe këtu pasi kam shumë miq në Facebook të të gjitha fushave, përfshi poet, gazetar, politikan, ushtarak, mësues, profesor , piktor, shkrimtar, botues, etj, që nëse e shikojnë të arsyeshme le të përfshihen në debat, duke dhënë opinionin e tyre.
Si krijues, e nxis këtë iniciativë dhe e përgëzoj poeten Bukurie Binjaku, drejtuese e dritares poetike “SOFRA BUJARE PAQE-MIRËSI-POEZI”.

Tema e zgjedhur është interesante dhe e domodoshme të diskutohet për poezinë, poetët dhe lexuesit.
Sikurse dihet poezia është një gjini letrare, ku ndërthurën figura stilistëve letrare si rima, krahasimi, hiperbola, epiteti, metafora…etj. Natyrisht të gjitha këto shprehen në vargje dhe me thjeshtësi nga poeti. Lind pyetja: A arrihen të trajtohet të gjitha këto element artistik në poezi. Sigurisht që jo. Kjo gjykoj se vjen nga fakti, pasi jo shumë vëmendje i kushtojmë cilësisë së poezisë dhe poetikës. Ka poezi me gabime ortografike, mungojnë elementët artistik. Këto vijnë edhe nga neglizhenca dhe hedhja e materialit bruto, pa e korigjuar më parë dhe pa e përpunuar. Ndaj do sugjeroja, si njëri nga ju, se para se të hidhet në status, apo unionin poetik dhe sodomos në kutinë e komenteve, kurr ka evente, të rrishihet mirë krijimtaria nga gjithësecili. Pavarësisht kësaj, gjej rastin të falenderoj poetë e krijuesit e shumtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Greqia, Suedia, SHBA, Italia, etj, për kontributin e dhënë në publiçistikë, duke sjellë tek lexuesit krijime interesante, të gjinive të ndryshme publiçistike, si poezi, tregime, fabula etj.
Eventet në unionet poetikenë një farë mënyrë na kanë maturuar.
Pavarësisht se spunteja vjen nga dritarja poetike “Sofra Bujare Paqe Mirësi Poezi”. Ky shqetësim dhe vlerësim nga ana ime shkon edhe për dritare të tjera poetike, anëtar i së cilës jam, ku çmoj punën e drejtuesve të tyre si; “Gjurmë penash”, “Flladi poetik”, “Endra e Barazisë Shqipëri – Jehona Poetike-, “”Eventi Dielli Rreze Poezi”, “Na bashkoi poezia rreth flamurit”, “Poezi dhe dashuri”, “Elita e poetëve shqiptar” “NVS”, Indi, etj. Duku ju bashkangjitur eventeve dhe qenë aktiv në ta për problematikat e trajtuara vërehet se te poetët e kruesit ka një frymë në rritje poetike dhe prodhimtari sidomos në poezi. Duke gjykuar mbi problematikat e caktuara ka patur prurje cilësore, por dhe poezi rutinë, duke përfshi këtu dhe veten time. Ama një gjë pozitive ka ndodhur ka nisur të lëvrohet dendur poezia, ku temat e ditës, të çështjes kombëtare, të problemeve sociale, zënë një peshë të veçantë.
Në lidhje me pyetjen tuaj; nga e ka origjinën ndjenja shpirtërore poetike e poetit? Sipas mendimit tim do thoja se frymëzimin poeti e merr nga realiteti, nga ku dhe gjen fabulën, e cila ka shumë rëndësi.
A ndikon thjeshtësia? Natyrisht që ndikon. Sa më thjeshtë të trajtohet problemi, aq më e lexueshme bëhet poezia.
Pyetjes a është i lindur? Për poetin, disa thonë është i lindur. Po, unë do thoja jo. Fryma poetike mund të ketë qenë e fshehur. Kjo ska dyshim. Ndodh që shpërthen pas shumë vitesh akumulimi. Arsyeja është muza poetike.
Ju pyesni a hap dritare duke lexuar? Patjetër. Leximi, do pohoja, është ushqimi bazë për të hapur një dritare poetike. Ndaj sa më shumë të lexosh, aq më shumë rritesh në dije, informohesh me situata të caktuara dhe gjatë krijimit shfrytëzon dijen e përftuara nga librat dhe interneti. Përballja me sfidat të nxit të gjesh fabulën e poezisë. Në vargje kuruar duke përdor element artistik, cek në mënyrë artistike realitetin, plagën që dhemb sot shoqërisë, varfëria, papunësia, problemet sociale, humanizmi, gjakmarrja, çështjet kombëtare, të simboleve, e shumë çështje të tjera, tema të ditës dhe të historisë. Psh. Interesante kanë qenë eventet me temë “koha që shkon”, “bukuria”, “intriga”, ” “bamirësia”, “misionarët e paqes”, “flamuri”, “nëntorët e lirisë”, “dita e nënës”, “Shën valentini”, “krishtëlindjet”, dhe “temat e lira”, etj. Kjo praktikë ka bërë që poetët të sjellin poezi interesante dhe të vijnë duke u maturuar. Fabula e disa poezive ka ardhur edhe nga realiteti i të përjetuar ngjarrjes vetë, të një shoku apo miku.
A ndikon te lexuesi poezia, proza, romani e çdo shkrim e krijim letrar, i poetit (shkrimtarit)? Po ndikon bile shumë. E them këtë pasi në statusin e rrjeteve sociale facebook, instagram kemi shumë miq që na lexojnë, por edhe na vëzhgojnë. Me mendimet e tyre pozitive, apo negative na nxisin të korrigjojmë vehtëvehtën dhe të rrisim edhe cilësinë e të bëjmë poezi sa më bukura dhe që përcjellin mesazh. Pra, dashje pa dashje ata bëhen mentorët tanë. Duke lexuar poezinë, tregimin apo romanin aty lexuesi gjen vehtëvehten nëpërmjet personazheve dhe elementeve artistik. Në lidhje me këtë do thoja, se në shënimin që bëhet për poezi, në tregim, fabul të botuar në status personal, apo në unionin poetik, të ketë edhe mendim kritik, pasi kështu rritet dhe cilësia dhe shëndoshet krijimtaria.
Ju pyesni, a ka interes lexuesi, për të lexuar? Them që deri diku ka, por në realitet leximi i librave ka rënë. Po vijnë gradualisht duke u varfëruar bibliotekat personale, pasi më shumë bëjnë kërkime në internet, se sa lexojnë libra. Janë të paktë ata që dëshirojnë të kenë bibliotekë në shtëpi. Më të interesuarit janë moshat mbi 45 vjeç, se sa moshat poshtë saj. Shumë pak interes ka rinia. As që nuk i shkon në mendje të krijojë bibliotekë në shtëpi. Si nxënësit e shkollës 9- vjeçare, të shkollës së mesmes, apo të atyre që janë në universitet, në shkollën e lartë, përveç lëndës, apo literaturës së dhënë nga mësuesit apo profesorët. Ata informacionin më të shumtë e vjelin nëpërmjet internetit dhe kjo praktikë do venit të ushtruarit me lexim të librave, të krijimit të bibliotekave nga ana e tyre, apo dhe frekuentimi në biblioteka qëndrore qyteti, apo lagje.
Ku janë më të sigurta poezitë, romanet a librat me tregime për fëmijë e të rritur, në internet apo në libra?
Kësaj pyetje do i përgjigjem shkurt. Për mendimin tim më të sigurta janë në libra. Ndaj krahas publikimit në rrjet social, pavarësisht gjendjes ekonomike do ishte mirë që krijimtaria të bëhet në libër si me poezi, fabula, tregime, romane, apo novela. E them këtë pasi libri mbetet. Rrjeti social është një arkivë, që kërkon kohë ta shfrytëzohet, do thoja ” është një magazinë pa inventar”. Do rekomandoja që për çdo event të botohet një antologji poetike, ku 5 kopje të dorëzohen në Bibliotekën Kombëtare, ku lexuesi të gjej vehtëvehten. Kjo qëndron edhe për çdo krijues që botohet një libër të çfar do gjinie publuçistike të jetë.
Ju faleminderit për mundësinë e krijuar.
Ndjesë nëse e kam zgjatur.
Nexhbedin Basha
5 janar 2022