21.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Nexhbedin Basha

DËBORA NË KUJTIME!
Dëbora e parë erdhi hollë, hollë,
Si re e bardhë mbi malin e Dajtit,
Flokëza që binin si flutura përtokë, Hakërehen me pemët fytyrë zbardhur.
Hedh kujtimet në ditar,
Sjell në mendje fëmijërinë,
Stuhia e borës, si vullkan,
Përleshja me dimrin më sjell magjinë.
Bora, një pejsazh i bardhë,
Flokë, flokë si re lëvizte,
Çizmet kallo në dimrin e acartë ,
Më pickojnë shumë ato vite.
Si ushtarët në beteja,
Në rresht për një në suferinë,
Pa na bërë syri tërt…
Puthnim diell edhe ngricë.
Qylimi i bardhë i mbuloi malet,
Sa dritë i dha fushës së Korrabit,
E pabesë u tregua me rrugët,
Si përbindësh trafikun ndali.
E hollë, e butë dhe e egër,
Si nuse e re zbukuruar,
Lëndinat qeshin me bardhësinë,
Në kurthin e natyrës fëmijët ngujuar.
Dëbora ka bereqet,
Se toka e malet e duan aromën,
Pa tjerur fjalët me kriju siklet,
Njerëzia e dashuron dëborën.
Nexhbedin Basha
25 janar 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.