14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Nexhbedin Basha, pushues

HOTEL “BASHA”, NJË DESTINACION I PREFERUAR TURISTIK PËR PLAZH

Në Spillej, në këtë zonë me një status të veçantë, ku dikur zhvilloheshin vetëm stërvitje ushtarake e gara qitje të Forcave të Armatosira, sot gjallon turizmi.Mund të jetë një imazh i 6 persona, duke përfshirë Nexh Basha, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe plazh
Një plazh i preferuar, me kushte e infrastrukturë cilësore si në resorte, hotele, në bar kafe, restorante, me një pedonale fuksionale, të ndërtuar me arkitekturë artistike rrethuar nga palma dhe një zonë me rërërë e ujë të pastër, ku plazhistët marrin rreze dielli buzë detit e thithin jodin çdo mbrëmje e mëngjes në shëtitjen e lirë individuale e familjare.
Juser sëbashku me shokun e tij Ualdin nga Katari vjen për herë të parë, akomoduar tek resort “Bleta”. “Vij për herë të parë në Shqipëri, thotë ai. Po me kënaqësi vitin tjetër do vij me familje të pushoj në plazhin e Spillej. Më Pëlqen ushqimi, akomodimi dhe plazhi, një plazh fantastik”.
Kush dëshiron të shkojë në resortet dhe hotelet që gjenden në këtë zonë turistike të Shqipërisë se Mesme, Bashkia Rrogozhinë do të ndjehet i kënaqur dhe do kërkojë të planifikohet edhe për vitin që vjen.
E them këtë pasi Hotel “Basha”, një ndër hotelet e preferuar të familjes dhe të afërmive të mi, të kësaj zone turistike, frekuentohet prej 9 vitesh. Në takimet me plazhistë mësojmë se frekuentuesi në këtë hotel janë nga Shqipëria, (nga të gjitha qytetet nga veriu në jug), po ashtu dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut (me kombësi shqiptare e maqedonase), nga Zvicra, Italia, Greqia, Mali i Zi etj.
Pronarja e këtij hoteli Vjollca Basha shprehet se hoteli ynë ka një historik 10 vjeçar që është ndërtuar dhe përdorur si biznes turistik dhe nga viti në vit klientela është rritur. Zonja Basha, pohon për këtë fakt se;
-Sekretin e e rritjes së klientelës
e kemi gjetur tek shërbimi dhe krijimi i kushteve për jetesë e akomodim.Mund të jetë një imazh i bazen uji dhe qiell
Kur e pyesim Vjollcën: A a keni dhoma bosh, tani që plazhi është në pikun e kërkesave? Ajo me modesti të përgjigjet:
– Kemi klientë brenda dhe jashtë vendit që sapo mbyllin ditët e plazhit në hotelin tonë planifikojnë të jenë klient përsëri vitin tjetër. Pavarësish se piku i planifikimeve fillon nga janari dhe vijon gjatë gjithë vitit. Në periudhat qershor, korrik, gusht e shtator, pothuajse nuk kemi fare dhoma bosh. Kur pyesim: Pse ndodh kjo? Me modesti ajo thotë:
-Arsyeja sepse kemi shumë kërkesa duhet gjendur tek pushuesit. Ne vetëm ofrojmë shërbimin duke ofruar çmime të arsyeshme, krijuar kushte akomodimi për fjetje, për gatim, për larje, kondicioner, frigorifer, lavatriçe, televizor, kënde argëtimi për fëmijë, pastërti, kënde shlodhëse për pushuesit, rregull e shërbim cilësor.
Ky hotel në sfond ka pishat dhe përballë kufizohet me bregun e detit. Ndoshta ky është edhe një plus që preferohet më tepër nga pushuesit ky hotel. Pa anashkaluar punën e palodhur të personelit ndihmës, marketi, sanitaret që shërbenëjnë nga mëngjezi në darkë. Përshëndetjen e parë e marrim nga mirëmbajtjësi Sajmir Plepi, që punon prej 13 vjetësh. Krahas detyrave si mirëmbajtës lyrje të ambjenteve, mbajtjen në gatishmëri të sistemit të furnizimit me ujë e energji, pa ndërpreje ai nuk e lëshon tubin e ujit nga dora, duke u krijuar ambjent të freskët e të pastër pushuesve të cilët pushojnë në këndin shlodhës të krijuar enkas para hotelit me tavolina karrike e stola. Ndodh pothuajse çdo ditë të konsumojnë në këtë ambjent të këndshëm nën aromën e pishave dreka dhe darka familjarë, festim ditëlindjesh etj. Unë përsëri do të vij të pushoj vitin tjetër.

Nexhbedin Basha, pushues

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

JETA SI NJË FILIZ QË MBJELL DASHURI!
Si bisqe të rrinjë shpërthen jeta
Ajo është si bima që mbin dhe rritet,
I struktur në strofullën e muzës,
Hedh ca vargje shprese…
Jeta është dashuri dhe dhimbje,
Ajo ka muzikën e valëve të detit,
Ka ulje ngritjet si baticat dhe zbaticat,
Dhe nuk është olimbi, as vetëm poezi.
Ulur bregut të detit meditoj cunamet…
Zhurma e valëve më përzihet me zërin e fëmijëve,
Muza për një çast është stopuar,
Dhe vargu ka ngecur…
Jeta rrjedh si ujvarë,
E bukur si zanë mali dhe e thartë si uthulla,
Ajo ka aromën e luleve në bjeshkë,
Dhe është dashuri si letrat e Eseninit.
Jeta nuk është ekuacion me një të panjohur,
Ajo ka ëmbëlsinë e lokut të zemrës,
E bukur dhe dinamike, kur e vadit atë,
Dhe vargu është një copëz jete që mbjell dashuri.

Nexhbedin Basha

29.07.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.