7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Nezi Plaku Velaj

Yllin e pagëzova më emrin “Nënë”

Në karvanin e ëndrrave rreshtohen një nga një kujtimet,
Ndërsa yjet ndriçojnë si neon mbrëmjet natën vonë ,
Përjetoj e ulur përkëdheljen e rërës që më rrëshqet tek këmbët,
Ndërsa në breg, vala ndjek valëzën sikur me to po loz.
Ndjej me drithërimë magjinë e një ylli pa emër,
Magjepsem me vezullimin e tij kur drejt në sy më shikon,
Mendoj e hutuar, sepse yllit dua ti vendos një emër,
I thirra rreth vetes gjithë yjet, mbretër të asaj nate të jenë,
Solemnisht sëbashku në këtë natë magjike
Pagëzimin e Yllit me emrin “Nënë ” të gjithë të kremtojmë

Nezi Plaku Velaj

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Nezi Plaku-Velaj, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Dialogoj me vargun
O vargu im…!
Sido që të kam shkruar, të shkurtër a të gjatë,
Netëve të errëta, me ty kam ndënjur zgjuar,
Yjet si kambare vështronin me shkëlqim nga lart,
Hëna na mbështillte me vellon e përpurt, e përmalluar.
Pa kuptuar vjen muza dhe troket si zanë në derë,
Trondit zemrën, e sjell trishtimin harbuar,
Nxjerr gjumin, ëndërrojmë sonambul nëpër natë,
Sa e madhe është dëshira, dashuria për të shkruar!
Ç’ndjesi është, të gërshetosh dhe ta ngjyrosësh vargun?
Në një fletë të bardhë derdhur është, ëmbël fjalëzuar,
Zëmra ndjen gjakun që rrjedh dhe vlon brënda aortës,
Pasthirmat me një ‘ah’ shoqërojnë ankthet, me brengat e jetës.
Pse dikush tallet, kur e din që vargu është zëri i shpirtit?
Pse zemra lëndohet, pa të keq si plasaritje shkëmbi?
Pse zëri brënda tij e ul tempin, venitet lëndimesh?
Kur dikush hedh dyshime, akoma vargu pa u rritur?
Ah, sikur ta dini, si buron vargu nga thellësia e shpirtit!
Si të zgjon nga gjumi dhe rrjedh si ujëvarë krojesh,
Si të pushton trupin, hyn si magji ushqen thellë shpirin,
Është i shenjtë vargu, largoni ju lutem hijet e dyshimit!
Kur troket në xhama muza tek dritarja e djersitur,
Hëna, yjet, djelli, janë dëshmitar, bashkë zogj e cicërima,
Në portat e shpirtit ajo hyn brënda, fare pa trokitur,
Mirëse vjen, “bukë e kripë”! I thonë zemrat me bujarinë e yjeve.
Poeti penën e ngjyen tek loti i vesës së agimeve të arta,
Tek ylberet merr ngjyrat në mëngjeset plot zjarr,
Zogjve u merr zërin, ëmbëlsinë, mjaltos djepin e vargut,
Lulëzat e fjalës i vadit me ujin, nga rrjedha Kristal.

Nezi Plaku Velaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.