Para shumë vitesh, kur të gjithë e dimë si erdhëm në mërgim dhe në ç’vështirësi kaluam për mbijetesë. Unë pata fatin të vija në Athinë. Me gjithë vështirësitë, që kishin emigrantët, unë isha me fat, se e dija gjuhën greke. Mirëpo, kjo më ndihmoi nga njëra anë për komunikim, nga ana tjetër më futi në kllapa të gënjeja me racizmin që u përballëm. Me kalimin e kohës gënjeshtra kishte pasojat e veta, frika ishte e para, fshehur nuk bisedoje me njeri mos spiunonin.Gjithsesi nuk doja të ndalesha aty për këtë shkrim.
Një herë u gjenda në spital, ishte motra sëmurë dhe do të bëhej operacion. Ne pristim jashtë sallës së operacionit, i cili vonoi shumë dhe ashtu si ndodh shpesh në këto raste ankthi shtohet nga minuti në minutë.
U çova dhe fillova të ecë në korridor si ai që nuk është as në tokë, as në qiell. Shikimi i pa përqëndruar, një çast hedh sytë në një nga dhomat e të sëmurëve dhe shoh një zotëri, që ishte i vetëm në dhomë, qëndronte në brinjë të krevatit dhe ma bën me dorë t’i afrohem. Unë të them të drejtën nuk i dhashë shumë rëndësi atij, u largova se kisha ankthin, kur do dilte motra nga salla. Kur vajta para portës të sallës, mbesa ime që i vrojtonte të gjitha lëvizjet e mia më thotë:
– Teze mos ik tek ajo dhoma e atij zotërisë se është një i sëmurë që po filloi të flasë nuk pushon.
Ua i thashë.- po ai ma bëri me dorë të veja afër.
Me gjithë mërzitjen që kishte mbesa për mamanë e saj qeshi pak.
Mua sikur më futi mizën ajo dhe e pësova si fëmijët e vegjël, kur i thua mos, atëherë i shtohet kureshtja.
Pasi bëra një xhiro prapë në korridor, porta e atij të sëmurit ishte mbyllur. Por unë doja ta shikoja dhe t’i thoja çfarë donte që më ftoi pak më parë dhe në mendje kisha që nëse do të ishte ashtu siç më tha mbesa, do të rrija pak dhe do të shkëputesha.
Me një rast të shtyja dhe kohën, se më hante për brenda ankthi.
Hapa portën e dhomës së tij pa trokitur, menjëherë u pendova për veprimin.
Ai vuri buzën në gaz dhe më përshëndeti i pari. Kalimera,- tha! I them dhe unë kalimera dhe ju afrova. Pasi e pyeta për gjendjen shëndetësore dhe arsyeja pse ishte aty, në përgjigjen e tij dukej se ishte njeri me shumë kulturë dhe i dijes.
Filloi nga pyetjet.
E para ishte se e solli biseda në shteg, që kush ishte zoti?
Mua më zuri ngusht se s’kisha ide unë dhe ai nuk më kuptoi që unë isha e huaj nga gjuha që e dija, a ndoshta nuk i interesonte, por me sa kisha dëgjuar në fshat dhe mos të kuptohej që unë nuk isha e krishtere, ju përgjigja prerë, Krishti i thashë ma rreg gabimin atje.
Më tha, o Hristos!
Pytja e dytë ishte në se e kisha parë zotin unë.
Qesha dhe ja ktheva përgjigjen me shaka. Në ëndrra, i thashë. Qeshi dhe ai, por vazhdoi. Më tha, sipas teje zoti është njeri. O ç’më gjeti, thashë! Si t’i përgjigjem!? Vendosa të hesht për pak. Direkt më shkoi në mëndje, nuk do ta lë të më bëj pyetje Ai. T’i bëj, unë të mësoj nga ai. Fillova ta pyes me të njëjtat pyetje, që më bëri ai pak më parë, por hera-herës dilja te porta të shikoja mos dilte nga operacioni motra.
Ai e kuptoi shqetësimin tim. Vazhdoi të më shpjegojë, por ma sillte shumë vërdallë bisedën, që mua të më bindte për idenë e tij.
Me gjithë sorollatjet e fjalës i thashë: Preje shpejt dhe nxirr kokën e muhabetit.
– Po tha. Po a kuptove deri këtu?
Kuptova i thashë kot se shqetësimi dhe padituria ime nuk më jepnin mundësinë që t’i thithja menjëherë gjithë ato që tha ai për zotin. Gjithsesi unë çelësat e muhabetit i nënvizoja në mendje.
Filloi prapë nga pyetjet dhe ti mos fol, tha, se do ta shpjegojë unë. Zotin tha.
Të gjithë e duan e dinë, por nuk e shohin. Është ajri, në se shkëputet çdo gjë vdes. Kur njeriu e ndot atë infekton veten e tij në rradhë të parë dhe bëhet shkaktar të paguajnë dhe të pafajshmit.
Mua kjo bisedë më shtoi kureshtjen t’i bëja shumë pyetje këtij njeriu, që ishte shumë i zgjuar, me idetë e tij që nuk ia luante topi. Çdo pyetje që unë i drejtova, e kishte përgjigjen. Ndoshta e kishte të lehtë ai me mua që bisedonte, se nuk dija shumë dhe njëkohësisht ruhesha mos lija përshtypje se nuk isha vorioipirote.
Gjithsesi mua më ka mbetur në mëndje ai njeri, ndonëse kanë kaluar 25 vjet ende më del para, edhe tani në këtë kohë që virusi ka ndotur ajërin dhe njerëzit vdesin si “pulat”