8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Nga arkiva e poetit Cano Nora

RROFTË PËRVOJA!…

Mësues Edi nisi që të flas.
Për përvojë të tij,njerëzve u tregon.
Ca i ngel në klasë,
Ca i përjashton.

Dhe kështu,i habitur mbeta,
Doja apo s’doja.
Merrnin frymë në klasë vetëm dy- tre veta,
Dhe thashë me vete,të na rrojë përvoja.

“”””””””””””””””

NATËN E VITIT TË RI

Në Londër,natën e Vitit të Ri,një lypës takon një grua të pasur.
– Zonjë,ju betohem ,kam pesë ditë pa ngrënë.
– A, të kisha dhe unë vullnetin tënd, – ia ktheu ajo

“””””””””””””

Fabul
PALLATI DHE HARDHIA
Hardhia një garë hap,
Që të ngjitej mbi pallat.
Nga shirat që retë hodhën,
Rrënjët e hardhisë dolën.
I tha pallati:- Moj mike!,
Për të marrë një zotim,
Hidh rrënjë thellë që në fillim.

“””””””””””””””

Fabul
PIJANECI DHE KALLDRËMI
– S’kam përpara baltë e ujë,
Nuk kam akull e të tjerë.
Një kalldrëm gurë gurë,
Më del përpara si ferrë.

Kalldrëmi me ngjyrë gri,
I thotë:- Mik nuk të kam faj.
Sa herë që do biesh ti,
Unë bëj çmos që të të mbaj.

“””””””””””””””

S’TË DESHA SE KISHE EMËR LULESH.
S’të desha se kishe emër lulesh,
Dhe se hëna të varej mbi krye.
Ti,në shpirtin tim erdhe u ule,
Kjo po ish arsye.

S’doja vashë emër lulesh të kish,
Dhe të rritur në qytet me emër.
Më pas në të desha njëqindfish,
Të desha se m’u ule në zemër.

“””””””””””””””

NJË VAJZË…

Një vajzë më sheh me bisht të syrit,
Më përshëndet ajo nga larg.
Ta marr në dorë si gonxhe prilli,
Po deshi zemra le ta hap.

Një vajzë më sheh për herë të parë,
Më qeshën sytë, i gjithi qesha.
Eja më tha, nuk jam e marrë,
Dhe unë si ti di të bëj vjersha.

Me atë s’jam takuar kurrë,
Po vargjet tona në një rrugë ecin.
Diku në shpirt lidhin një urë,
Diku i bëjnë zemrat të qeshin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.