20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga. Brixhilda Dede

QIELLI I DASHURISË

Para se të hap sytë në udhëtimin tim ëndërror ngjyrë rozë, të mbështjell qiellit tim të trëndafiltë ku gjithçka qëndiset në ar.
Në tokën me bisqe e kërcell të njomë, ku hedh shtat dashuria mes vallëzime erërash e mallit përvëlonjës,
Vetëm ty të vështroj!

Teksa dritë e artë shpaloset kodrinave të shpirtit, vesë e agut shkrifton.
Aty ku kashtë e kumrit ylberizohet ecën
shpirti yt, lutet për pranverën tonë, për këngën e bilbilave , eposin fuqiplotë!
Në majin e luleve shumëngjyrëshe ti bëhesh marrëzia ime !

NJË MIKE SI REZE DRITË
Po të më pyesnin, zgjidh,
Do një bahçe me mijëra trëndafilë apo miqësinë e mirë!
Do të përgjigjesha pro teje.
Po të më pyesnin, do dritën e diellit në rrugëtim ,
Apo një thes me xhevahirë!
Pa dyshim drita, do të ish’ më mirë.
Sepse ti moj mike finike
krijon ç’ do ditë kopshte lulesh magjike.
Me një fjalë të bukur, të dlirë.
Ashtu, si të ka hije e dëshirë.
E di, sa herë të ndodhem në terr .
Me avrën tënde do të vish si perëndi,
sjellë në shpirt pranverë e hijeshi.
Ti mbretëresha e gjithpërfshirshme!
MALLI IM
Nuk do të shkoj pa të takuar!
Pa të uruar jetë të gjatë!
Dashuritë e mëdha lindin , vdesin e mbeten legjenda.
Prekëm pa dashur historinë !
Gjysmë e romancës qeshte si fëmijë.
Gjysma tjetër shtrydhej në pikëllim.
Përjetuar ngjyrat e ndjenjave
Në të gjitha stinët e vitit!
Ne të privilegjuarit, mbijetuam!

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.