13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Nga ditari i krijuesit dhe humoristit “Gjovalin Groshi”

Mund të jetë një imazh i në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

 

ÇUNI I VOGËL DON TRI GRA
Çuni i vogël don tri gra,
Kurrsesi nuk pranon dy,
Na ka qitë dreqi n’bela,
S’ka burrë mendjen me ia kthy.
Nji e don t’pavaksinueme,
Krejt si shpi, jo veç ajo vetë,
Kurse tjetrën t’vaksinueme,
Mundësisht edhe me dozë të tretë.
Suprizën presim prej djalit,
Po atë t’tretën, si po e don?
“T’jetë e bukur, sorkadhe malit”!
Mandej, thojmë, fmija s’kupton!
“””””””””””””””””””””””””””””
7×7=?
Rrnoftë Partia Demokratike,Mund të jetë një imazh i person, fëmijë dhe teksti
Me Lulzim Bashën në kry,
Forca Lipe, jepi Like,
Shtatë herë shtatë, dyzet e dy!
E sheh mirë se je ka rrzohesh,
Mos ja len fajin atij tjetrit,
Asht e kotë, s’ke ku t’ankohesh,
Kur ja qet nënkamcen vedit!
Tash sa kohë t’ka dalë krejt boja
Falë edhe njatij sekretarit,
Kjo punë shkoi si ajo loja
Lidha kalin për mullarit!
Lum si ti për sekretar,
Vet’ i dyti tash ke mbetë,
Ksaj rradhë punët po t’shkojnë mbarë,
Shtatë herë tetë …o tetë e tetë!Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur një instrument muzikor, në këmbë, kitarë dhe ambiente të brendshme

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KIVI
Përpara se t’nisej për n’qytet
Për me ble do gjâna për shpi,
Porosi i ka dhanë nusja e vet
“Mos harro, nanë, me na ble kivi”.
“Po unë s’di çka janë, moj nuse, ata!”
“Hajt, moj nanë, se nuk duhet shkollë!
Mbaje mend emnin e pyet ndër shitsa,
Sepse tuj pyet kanë shkue në Stambollë”.
Nëpëe pazar Zadja tuj shetitë,
Në nji qoshe, diku n’nji rrugicë
Ndigjon nji burrë fort tuj bërtitë:
“Hajde kivi t’mira me shumicë”.
Kaloi rrugën edhe asht afrue,
Sa e pa prej larg zotnia qeshi,
Por edhe Zadja fort u gzue
Kur e njofti që ishte Lleshi.
Mbasi u falen edhe u përfalen
E pyetën njani-tjetrin për gjithçka.
I thotë Zadja “Kam martue djalin
E kam marrë nji nuse për marshallah.
E sot n’kivi mendja m’i ka shkue
E shyqyr që të ndjeva tuj bërtitë,
Se, drejt me thanë, krejt pata harrue
Edhe me nusen kjesh tuj u koritë.
Edhe tashti m’i ban nja tri kile
-po i thotë Zadja tuj qeshë.
-M’i pesho mirë, mos m’ban me hile,
Se, për besë, ta qes faqen e zezë!”
Po i kqyr Zadja frutat nji nga nji
E nji kokërr kivi n’dorë po e mban
Edhe mandej, si për çudi,
Tuj i dhanë lekët Lleshit i ka thanë:
“Batakçi, për besë, je kenë gjithmonë.
A thue je tuj m’rrejtë edhe sot, mor Llesh,
E në vend të kivit, a si po ju thonë,
Je tuj më dhanë kërtolla me lesh?!”

“”””””””””””””””””””””””

PREJ FB DON ME DALË
Ma i pari gjeli asht ankue:
“Mundi kot-thotë -asht tu’ m’ikë!
Unë pa zbardhë drita çohem tu’ kndue
E kta rrinë fjetun deri n’mesditë!”
Por edhe klluka keq asht idhnue
E tanë nerva ka dalë n’sabah,
Se kur zogun e saj n’fejsbuk ka publikue
Kerkush fotos s’i ka ba marshallah.
Prej fejsbukut edhe qeni sot doli,
Se edhe ky nuk po ka gja n’fill,
Tanë natën ban roje qyqari,
Por po e vjedhin ditën për diell!
“Po ti iriq pse je dëshprue?!
Na e thuej pak hallin që ke?”
“Po unë fatziu ku kam me shkue
Edhe at’ferrë që pata ma kanë pre”.
Dhelpna ka hallet e veta
Edhe po rrin tuj kja te ura,
Nuk ka, jo, faj as kjo e shkreta
Sot ka ma shumë dhelpna sesa pula!
“Po ti, mor lepur piçiruk,
Ku po shkon kshtu me nxitim?”
“Due me dalë, s’rri ma n’fejsbuk
Se m’ka vjedh breshka kodin PIN”.
Mbush fejsbuku plot e përplot,
Po thotë gomari “Kjo s’asht punë,
Nuk kam çka baj veç me ndejt kot,
Due me dalë se jemi ba shumë”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.