U vura n’gar me kohen.
Dikur pak ja dita rëndësin.
Tani po eci me vrap ta nxë .
Tu ju gëzu çastit do heku merzin.
Kohes n’rini sja dita vlerën.
S’mëndoja kurr se du meu plakë.
Në mes të dimrit e kisha verën.
Asnjëher s’mëndova veç një çast…
Punoja pa pushim dimër e ver.
Nuk u kurseva për asnjë grim.
Nuk ndieja ftoht e as dhe vap.
Ja pra vet koha më dha mësim.
Ta duam jetën është mrekulli.
Në çdo kohë duhet kujdes.
Si tani plakë dhe dikur rini.
Koha sdi t’ndaloj ,ajo veç ec.
E shkuara kurr nuk përsëritet.
Ndaj kohës ti trego kujdes.
Pa e kuptu të ikin vitet.
Pastaj dhe mendja mbushet plot stres.
Eee nëse don me ec me kohën.
Për asnjë çast mos u frigso.
ti e koha vraponi bashkë.
Del fitimtar ti e jo ajo….