
“Hapat e një Shprese të përbashkët,,
Më parë ishte Besa –
betimi i shqiptarit,
që me zemër të plotë flet për të nesërmen.
Në kutinë e vogël
u fut një ëndërr e madhe:
Për dritën e shpresës, për pasaportën Europiane.
Nën qiellin e çdo fshati dhe qyteti
u pa një sy që s’kishte më mjegull.
Populli foli pa fyerje, pa britma,
me heshtjen e votës
Që shkëlqeu si drita.
Për herë të parë erdhën ata –
bijtë e larguar
që u bënë zë i shtëpisë.
Me mall në zemër dhe emër në listë
votuan në heshtje si engjëj të Shqipërisë.
Fjala që udhëtoi nga larg
u ngrit si një zë nga zemra e tokës,
dhe u bashkua me zërat e detit.
Shqip foli diaspora, si një krah
që na mungonte në heshtje.
Një bashkim i bukur, pa flamuj partie
veç flamuri kuq e zi, që është amanet shqiptarie.
Sot fitoi Shqipëria pa dallim,
sepse foli qytetaria
për një jetë të bukur në vazhdim.
Le të falënderojmë çdo zë shqipfolës ,
që shkroi me votë një faqe të re.
Se fitorja bëhet më e bukur
kur jemi bashkë ne,
dhe kurrë mos të jemi të ndarë
për bindje dhe fe.
Sot nuk feston një ngjyrë,
as një flamur.
Sot feston çdo kush që është shqiptar,
dhe në deje na qarkullon i njëjti gjak.
Fitorja është paqë, është bashkim,
Është rruga që ndriçon tërë Shqiptarinë
Autor Flora Mezini Boja
Tirane me 16/05/2025
“Vota që udhëton nga larg,,

Nga valixhet që se harrojnë këtë prag,
nga duar që punojnë për dritë,
Vjen vota si fllad nga larg ,
Vjen vota, si amanet,
nga bijtë .
Nga largësia që nuk thotë harresë.
Në çdo fletë, një pikë malli,
Një fjalë që s’u tha por ishte ne kujtese ,
Një votë që prek cdo prag ,
me dëshirën e mirë që të zgjidhë hallin .
Nga largësia që s’e thau dashurinë.
Vjen si zë prej largësive,
Si një pëllumb që s’di harresë,
Me shpresën se nesër do ngrihet
një Shqipëri me zemër e besë.