
Gjenocidi Serbosllavë ndaj Shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe në Kosovë gjatë luftë së fundit …
Gjenocidi ose popullvrasja është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme. Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz.
Termi gjenocid është krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), një shkollar juridik hebre, më 1943, nga rrënjët “genos” (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “–cid” (latinisht – occidere, me vra). Kjo u arrit më 1948, me Konventën për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.
Pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bë ligj ndërkombëtar më 12 janar, 1951. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët permanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani. Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë m 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988. Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Vetëm më 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit.
Ja çka Lamkin tha rreth definicionit të “gjenocidit” në miratimin e tij fillestar si ligj ndërkombëtar në Kongreset e Gjenevës:
Në përgjithësi, gjenocid nuk do të thotë shkatërrimi i menjëhershëm i një kombi, përveç kur mbërrihet nga vrasja masive e të gjithë anëtarëve të një kombi. Përkundrazi ka për qëllim të nënkuptoj një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të bazave thelbësore të jetesë së grupeve kombëtare, me qëllim të shkatërrimit të vetë grupeve. Objektivë e një plani të tillë do të ishte shpërbërja e institucioneve politike dhe social, kulturës, gjuhës, ndjenjave kombëtare, religjionit, dhe mbijetesës ekonomike të grupeve kombëtare, dhe shkatërrimit të sigurisë personale, lirisë, shëndetësisë, dinjitetit, e madje edhe jetët e individëve që i takojnë grupeve të tilla.
Gjenocidi si krim nën ligjin ndërkombëtar
Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor, 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar, 1951. Ajo përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kriminal kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kriminal Ndërkombëtar. Konventa (në nenin 2) definon gjenocidin si “cilin do nga veprat në vazhdim kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:”
(a) Vrasjen e anëtarëve të grupit;
(b) Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit;
(c) Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;
(d) Marrja e masave për të ndaluar lindjet brenda grupit;
(e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin.
Drafti i parë i Konventës përfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Përjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit in këtë definicion legal është kritikuar. Në përdorimin e përditshëm të kësaj fjale, këto grup shpesh përfshihen. Përdorimi i rëndomtë po ashtu nganjëherë e barazon gjenocidin me vrasjen masive të sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siç është definuar nga larta, nuk nënkuptoj vrasje masive (apo çfarëdo vrasje) as që çdo vrasje masive nuk është detyrimisht gjenocid. Përfshirja e një qeverie po ashtu nuk kërkohet. Fjala ‘gjenocidi’ nganjëherë po ashtu përdorët në një kuptim më të gjerë, si “skllavëria ishte gjenocid”, por ky përdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga KB.
Ligji ndërkombëtar
Të gjithë nënshkruesit e konventës së mësipërme kërkohet që të pengojnë dhe dënojnë aktet e gjenocidit, si në paqe ashtu edhe në kohe lufte, megjithëse disa pengesa e bëjnë zbatimin e kësaj të vështirë. Gjenocidi konsiderohet problem ndërkombëtar, dhe me të merren KB, dhe asnjëherë nuk mund të trajtohet si problem i brendshëm i një vendi. Pranohet se, se paku që nga Lufta e Dyte Botërore, gjenocidi është ilegal nën ligjin zakonor ndërkombëtar si një normë e prerë, si dhe në ligjin konvencional ndërkombëtar. Aktet e gjenocidit janë vështirë të nxirren para drejtësisë pasi qe “qëllimi,” demonstrimi i zinxhirit të përgjegjësisë duhet të tregohet.
Gjenocidi shfaqen rregullisht në historinë e civilizimit. Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.
Përcaktimi i ngjarjeve historike për ndryshim nga aktet kriminale apo sjellje johumane nuk është çështje e lehtë. Për më tepër, pothuajse në të gjitha rastet kur akuzimet për gjenocid kanë qarkulluar, përkrahësit e anëve të ndryshme kanë kundërshtuar me forcë interpretimin dhe detajet e ngjarjes. Akuzimi për gjenocid nuk merret lehtë dhe pothuajse gjithmonë rezulton në polemikë.
Fazat e gjenocidit dhe përpjekjeve për ta penguar atë
Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet në tetë faza:
Klasifikimi: njerëzit ndahen në “ne dhe ata”.
Simbolizmi: “Kur të kombinohen me urrejtje, simbolet mund të asociohen mbi anëtarët mosdashjes të grupeve viktima…Për të luftuar simbolizmin, simbolet e urrejtjes mund të ndalohet me ligj … si dhe gjuha e urrejtjes.”
Dehumanizimi: “Dehumanizimi mundëson tejkalimin e neverisë normale njerëzore kundër vrasjes.”
Organizimi: “Gjenocidi është gjithmonë i organizuar… Forca të veçanta ushtarake apo paramilitare shpesh armatosen dhe trajnohen…. Për të kaluar këtë fazë, anëtarësimi në këto grupe duhet të ndalohet me ligj.”
Polarizimi: “Grupet urryese shpërndajnë propagandë polarizuese… Ndalimi i kësaj arrihet nëpërmjet mbrojtjes së udhëheqësve të moderuar ose ndihmesës së grupeve për të drejtat e njeriut…”
Identifikimi: “Viktimat identifikohen dhe ndahen në bazë të identitetit etnik apo religjioz… Në këtë fazë, një alarm i gjenocidit duhet të thirret…”
Asgjësimi: “Në këtë fazë, vetëm intervenimi i shpejtë i armatosur mund ta ndaloj gjenocidin. Zona me të vërtetë të sigurta apo korridore për largimin e refugjatëve duhet të krijohen në mbrojtjen e armatosur ndërkombëtare.”
Mohimi: “Autorët e krimit… mohojnë kryerjen e ndonjë krimi… Përgjigja ndaj mohimit është dënimi nga një tribunal ndërkombëtar apo gjyq kombëtar.”
Gjatë javës së fundit të muajt prill 1999 dhe dy javëve të para të muajit maj 1999, në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare nga disa burgje serbe ku ishin mbajtur deri atëherë.
Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi i tyre në pavijonet e Burgut të Dubravës u bë në funksion të kryerjes së një nga krimet më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë: vrasjen masive të pengjeve të luftës!
Më datë 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombarduan caqet ushtarako-policore serbe që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. Pas tërheqjes së tyre, aviacioni jugosllav sulmoi pavijonet e stërmbushura me shqiptarë, me ç’rast u vranë Enver Topalli, Abdullah Tahiri dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa u plagosën 19 të tjerë.
Në përputhje me strategjinë për fshehjen e gjurmëve të krimit të gjenocidit, propaganda gebelsiane në krye me ministrin e atëhershëm të informatave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, krimet e aviacionit jugosllav ia atribuoi NATO-s.
Përkundër asaj se në konferencat për shtyp të datës 21 maj 1999, Pentagoni dhe NATO hodhën poshtë propagandën serbe dhe me prova të pakontestueshme të mbështetura në incizimet e aksioneve të bombardimeve të caqeve ushtarako-policore, dëshmuan se asnjë bombë e tyre nuk kishte rënë brenda mureve të burgut, propaganda e Aleksandar Vuçiqit vazhdoi me të njëjtin avaz.
Kjo propagandë serbe e fajësimit të NATO-s për krimet që kishte planifikuar t’i kryente vetë, vazhdoi me intensitetit të shtuar deri më 24 maj, kur përfundoi njëri nga krimet më makabre të gjenocidit në Kosovë. Gjatë gjenocidit në Burgun e Dubravës, forcat serbe vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 400 të tjerë, 100 prej të cilëve ishin në gjendje tejet të rëndë.
Sot mbushen 23 vjet nga fillimi i këtij krimi monstruoz dhe askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale!
Në dallim nga koha kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës gjenocidare të Serbisë, sot në cilësinë e presidentit të shtetit, vazhdon të mohojë përgjegjësinë për përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti gjenocidar dhe për këtë fajëson forcat e NATO-s.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Burgun e Dubravës.
Gjenevë, 19 maj 2022Duke parë se 26 vjet pas krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës vazhdon të qarkullojë interpretimi serb i asaj ngjarjeje, interpretim që kishte për qëllim të hidhte përgjegjësinë te NATO, e shohim të rëndësishëm të rikujtojmë disa nga ngjarjet që mund të ndihmojnë në ndriçimin e asaj që vërtet ka ndodhur:
1. Gjatë javës së fundit të muajt prill 1999 dhe dy javëve të para të muajit maj 1999, në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare nga disa burgje serbe ku ishin mbajtur deri atëherë.
Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi i tyre në pavijonet e Burgut të Dubravës u bë në funksion të kryerjes së një nga krimet më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë: vrasjen masive të pengjeve të luftës!
Më datë 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombarduan caqet ushtarako-policore serbe që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. Pas tërheqjes së tyre, aviacioni jugosllav sulmoi pavijonet e stërmbushura me shqiptarë, me ç’rast u vranë Enver Topalli, Abdullah Tahiri dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa u plagosën 19 të tjerë.
Në përputhje me strategjinë për fshehjen e gjurmëve të krimit të gjenocidit, propaganda gebelsiane në krye me ministrin e atëhershëm të informatave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, krimet e aviacionit jugosllav ia atribuoi NATO-s.
2. Më 21 maj 1999 Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, z. Kenneth H. Bacon, mbajti një konferencë me gazetarë dhe me argumente të pakontestueshme të video-incizimeve, dëshmoi se aeroplanët e NATO-s kishin bombarduar caqet ushtarako-policore serbe, e jo pavijonet ku kishin qenë të burgosurit shqiptarë.3. Përkundër përgënjeshtrimeve që u bënë, propaganda e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit vazhdoi me intensitetit të shtuar deri më 24 maj, kur përfundoi njëri nga krimet më makabre të gjenocidit në Kosovë. Gjatë gjenocidit në Burgun e Dubravës, forcat serbe vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 400 të tjerë, 100 prej të cilëve ishin në gjendje tejet të rëndë.
4. Fatkeqësisht 26 vjet pas këtij krimi, ka ende njerëz që kanë ra në pre të propagandës serbe, nën pretekstin se gjoja gjatë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, aviacioni serb nuk ka mundur të kryej aksione! Pikërisht për këtë arsye, më poshtë po sjellim disa shembuj domethënës që argumentojnë se që nga dita e parë e kësaj ndërhyrjeje dhe deri në përfundim të luftës, aviacioni serb ka qenë aktiv në përputhje me rrethanat që ishin krijuar:
a) Lexuesit i sugjeroj të lexoj shkrimin “Një histori e dëshmi e Trulsit, pilotit ushtarak norvegjez i NATO-së”, të botuar në “Epoka e re” më 27 mars 2025, ose të shkojë në Tërpezë të Malishevës, në Shkollën “Hasan Prishtina” të shohin mbetjet e aeroplanit serb të rrëzuar nga piloti norvegjez;
b) Gjashtë ditë përpara se të bombardonin Burgun e Dubravës, aviacioni luftarak serb kreu sulme edhe në territorin e Shqipërisë. Po jo sjell shkrimin e plotë të gazetës franceze “Libération” të datës 13 maj 1999.(Përkthimi i artikullit është bërë nga unë)
Katrin Mone e Radio France Internacionale, që kishte ardhur së bashku me gazetarë nga Beogradi, pohoi se kishte parë një copë bombë me mbishkrimin në gjuhën angleze ‘For use on MK82’. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë një skenë e kurdisur.
Në momentin e bombardimeve, pak më në jug, në afërsi të fshatit Krushë e Vogël, në rrugë kishte refugjatë. Në thelb, dëshmitë e tyre përputhen me ato të cituara nga AFP në Kosovë, por ata akuzojnë haptazi aviacionin serb. “Avioni filloi të sillej rrotull kolonës. Fluturonte 200 deri më 300 metra lartësi, rrëfen Bajram C. ‘I pashë qartë ngjyrat e flamurit jugosllav në bishtin e aeroplanit. Ishte MIG 21, me ngjyrë të gjelbër. Ai u kthye dhe ia pash numrin’. Enver Boletini thotë se ndodhej vetëm disa metra nga vendi ku ishte bërë sulmi? Dhe flet për dy aeroplanë. Të gjithë dëshmitarët shprehnin habinë e tyre, sesi ishte e munduar që televizioni serb të shfaqej menjëherë në vendin e ngjarjeve, si në rastet kur gjërat janë të përgatitura përpara se të ndodhnin…”
Uroj që ata të cilët nuk kanë qenë në dijeni të fakteve të pakontestueshme të përdorimit të aviacion serb gjatë luftës në Kosovës t’i lexojnë me vëmendje shkrimet e lartpërmendura dhe të heqin dorë që në mënyrë të pavetëdijshme të mbajnë gjallë propagandës serbe që për krimet më monstrueze fajësonin herë NATO-n e herë UÇK-në.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në Kazamatet ushtarake jugosllave kam shkruar unë Flori Bruqi, në Librin tim “Polemika shqip”, si dhe disa autorë tjerë si fjala vjen Prof.dr.Begzat Baliu :
Profesor Qazim Berisha në gazetën “Fokusi javor” dhe Radio Kosova e lirë :
si dhe shkrimi i ish Kryeministrit të Kosovës , zt. Albin Kurti :