22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga.Katerina Barbieri

 

Koka sec me mbeti mbrapa,
U shashtisa kur e pashe,
Valle ishte femer a zan deti
Sa e bukur me ze thashe
Floket e bute si mendafshi,
Onde-onde si vale deti
Permbi supe shtrire e derdhur ,
Tundon njerezit si termeti
Syte e saj ,rubin te ndezur,
Vetullat porsi kurore
Ne faqe Shega,lule celur,
Buze-petale ,lule bore
Decolde ne kraharor,
Dy molle te Arta pak zbuluar,
Njerzit kur hidhnin shikimin,
Mbesnin ne vend ,pjetrifikuar 😂
Hapi i saj,krenar ,supreme,
Plot eleganze e dinjitet,
Here sportive,here mbi taka,
Inteligjenza eshte kodi sekret
Vajze shqiptare,ska si ti,
Plot me nur e hijeshi,
Te vdekurin ti ngre nga varri,
Dhe te gjallin,e dieg si zjarri !

Koha shkon

Un pres më kot të kthehesh,
që vargun ta derdh në poezi ,
muza mbrëmjes jo , mos të zbehet,
portreti yt ,relikë në sy
Un pres më kot të kthehesh,
se syri ësht mbuluar me erresire,
në rrymën e jetës s’dua të rrëmbehem,
e shtegut e vetmja dëshirë
Un pres më kot të kthehesh,
kam mbetur atje ku më ke lënë
ti yll që mes resh rrëfehesh,
un lule e brishtë , nimfë e nëmë
Asgjë nuk ësht si më parë,
un kam mbetur ,atje ku më ke lënë,
e zymtë ,si njē fije bari e tharë,
e zezë si një qiell pa hënë
Mendimet humbur në mërgatë,
mjegull-dëndur, breg-përplasur,
hëna-dehur dremit në shtrat,
ëndërra-gjysëm në prag-qasur!
Katerina Veizaj 21.05.2025 Italy
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.