PËRSHTATEM
Përshtatem me një bari që tufën s’mund ta mbledhë,
me një të panjohur nga qengjat e kecat,
një bari i ngacmuar nga mizat, e bredh,
si një kufomë që thërmohet nga krimbat e pleshtat.
Përshtatem me një qyqe që i mungon lidhëza ku..ku,
me një qyqe plakë që s’mban pupla e penda,
pështatem me atë zog mallkimi, edhepse zogjtë i du,
kurrë s’fluturova i lirë pa dhimbjen brenda.
Përshtatem me një të panjohur se i tillë jam mbjellur,
s’jam pajtuar me diellin se kurrë s’më ka ngrohur,
m’ka gjykuar gënjeshtra se të vërtetën e kam sjellur,
edhe pse kam qëndruar në heshtje akull i ftohur.
S’jam pajtuar me frymëzimet që godisnin si këmbana,
në mesnatën e përgjumur shpirtin e trazonin,
kur qielli bënte gjumë, poashtu dhe hëna,
përshtatem me vargjet që ju mund t’i gëzoni.
POEZI
Nga: Mark Kuzhnini
“”””””””””””””””””
UNË JAM AI …
Në qytetin e serenatave
Dashurova një tingull,
Nëpër netët e zymta
Pashë dritën me sy
Të kërkova ty…
Në çdo vend
Mes heshtjes e zhurmës
Mes muzgut e agut
Nuk e di përse ashtu…
Je shprehur
Po si heshtja e pakrehur.
Edhe lotët kishin lot
Edhe dhimbjet…
Dhimbje mbanin
Edhe plagët i kam me plagë
Zemrat i kemi motra.
E shpirtrat vëllezër të pandarë.
Po si do të duket takimi i radhës
Sa të dridhura do të kemi…
Unë jam ai që e urrej lotin…
Në syrin tënd
Dhe, jam ai që e dua
Edhe dobësinë tënde!