16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Nga  Përparim  HYSI

Nxehtësi vere
(cikël me lirika)

 
1. LARA  *

LARA kishte sybojëqielli dhe mahniti  PASTERNAKUN  **
Po është një”LARË” nga FIERI që më turbulloi gjakun,
LARË E FIERIT ka një trup,çfarë të them?Mos është fidan?
S’e mohoj e nuk kam turp që për të,mendja më luan.

Gjoksi i saj,kërcen si pjepër:si një pjepër në DIVJAKË  ***
Epo unë nuk jam i verbër që mos ia ha me sy nga pak.
Se është verë dhe pjepri i pjekur,duhet prerë e duhet ngrënë
Po unë ende nuk kam vdekur (s’e lë”pjeprin” të shkojë dëm.)

PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi
Kjo që mua,më prishi gjakun, askërkujt pe s’i lëshoj
Nuk e njihni”LARËN TIME”(është e tjetrit,ta marrë djalli!)
Nëse këtë e quaj:time! MA do shpirti, ma do xhani.

*heroinë e romanit “Doktor ZHI VAGO”

** Boris PASTERANAK fitues i çmimit NOBEL në vitin 1958.
*** fshat (tani qytet) në rrethin e LUSHNJES,i famshëm për bostan.
 
2. SHEHREZADE

Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës
Që prrallte SULLTANIN për njëmijë e një net
Po është  një bukuroshe që rri ballas
Dhe me synë e saj të zi,keqas po më nget.

Sado që kokën e ka mbuluar me shami,
Dhe lidhur e mban atë,nën gushë
Po unë  të shikoj fshehur,kam kohë që di
Dhe marrë”vijëshënimi” si ta qëlloj me pushkë!

Syrin ajo e ka të madh si filxhan
Qepallën e ka të gjatë e me bisht
Jam gat atij syri t’i bëhem “kurban”
Se nuk duroj kur më shpon egërsisht.

E quaj SHEHREZADE se është nga IRANI
Në sytë e saj:krejt qielli i PERSISË!
Eh,- them me vete,-paska patur hak SULLTANI
Që humbi pusullën prej bukurisë.

3.Për vete

Pema ime gjelbëroshe,seç po thahet pak nga pak
Sepse koha si”kodoshe” i ha palcën si për”vakt”
Zë e zihem unë me të(dua të ruaj gjelbërimin)
Porse koha nuk më lë (s’e përfill Përparimin)

Degët një nga një po thahen,trungu sa vjen e mpaket
Me blerimin ja po ndahem,se po thinjem e po plakem
Zemra sikur është e re,s’e pranon fare pleqërinë
Se,siç e kini vënë re, unë shkruaj për dashurinë.

Cicëron një”dallëndyshe”,ciu-ciu ajo më ndjellë
Unë një gjysh dhe ajo gjyshe,”cicërima” më këndellë
“Ishareti” është i rëndë,se jam gërnjo e thinjosh.
Po me gjyshen bëhet pëndë,dhe tak kthehem si djalosh.

 
4.Po kur thonë

Po kur thonë:-Të iku mosha! Nuk ke moshë për”avaze”
Unë jarani që mos qofsha,shkoj me një që është “taze”
Shkoj me një që është”taze” dhe nuk pyes për katra a pesë
Në fillim, bëri ca”naze”, por pastaj më dha “audiencë”

Ajo seç më dha”audiencë” dhe u bëmë kokë për kokë
Unë ia putha sytë e zesë dhe mora në krah”hop”
Dhe e mora në krahë”hop” dhe me terezi e shtriva
Ajo më fali një botë…edhe”hëngra” sa u nginja.

 
5. ODA E MIQËVE

Oda e miqëve mbeti bosh(sado verë:e ftohtë si akullnajë!)
Ky boshllëk më streson e më lodh dhe ndjehem sikur kam bërë faj!!!
Faj nuk kam bërë dhe jam i ndërgjegjshëm, se ngjasat qenë llahtar
Bota u sulmua,papritur, rrufeshëm nga një virus barbar!

Njerëzit, pothuja, humbën drejtpeshimin,rreth botës-kolaps
Miqtë që dikur shkonin e vinin,tani mbi hundë nga një maskë.
S’ka më as vajtje, as ardhje,se ÇEÇUA ka biçak!
Tek shkruaj,ndjej keqardhje dhe stresohem jo pak.

Mallkuar kush këtë virus e hodhi (na la pa shokë e miq)
Kjo kohë stresante më lodhi(pa miq,jam KRISHT në Kryq)
Oda e miqëve është bosh dhe pres që prapë të buçasë
ZOT! Fajtorë të m’i dënoshë se botën e futën në kolaps.

Tiranë, 13 korrik 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.