Më gjeni një “rrobë” për shpirtin
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Më gjeni një “rrobë” për shpirtin
Më gjeni një “rrobë” për shpirtin
Se shpirtin e kam me “andra”
Ta vesh se nuk duron dimrin
Tani që jam me flokë të bardha.
Kam patur dhe kam një shpirt të brishtë
Që tretet për hallet e botës
“Lakuriq” mbeti dhe i trishtë
Se i luan çargu i kokës.
Tërë jetës ka qenë “lakuriq”
Një “rrobë” nuk gjeti për të
Si Krishti jam vënë në kryq
Dhe kurrë në baltë s’kam lënë asnjë.
Zor se kam “kënduar” në kor
Se zërin e kam patur të “trashë
Kam jetuar, pothuajse, me “zor”
Dhe veten, pas dore, e lashë.
Tani kam “Ditët e prapme të Pompeut”
Ndaj vargjet i thura për timin shpirt
Ju që do jini, kur t’i vë krahët dheut,
Thoni:- Erdhi dhe iku si IKS!…
2. Të pasurit
As mos kujtoni se të pasurit janë të lumtur
Përkundrazi: asnjë i pasur nuk fle rehat!
Më i lumtur është një i dehur rrumbull
I pasuri dhe në gjumë flet përçart.
Rrethohet prej pasurisë e kthehet në rob
(Kërkon që ta shtoj. Nuk ngopet, si makut!)
Asnjëherë një i pasur këmbët s’ka mbi tokë
Jeta e një të pasuri? Gjithmonë si në luftë!
Bobo! Ja, ky ka më tepër se sa unë
Dhe bëhet përvers, dhe bëhet zilar
Herë nga zilia dhe herë nga frika e zë me shkumë
Dhe asnjëherë në jetë nuk gjen karar.
3. Jam i bindur
Jam i bindur që ndjenjat konvertoehn në korent
Nuk flas kot, por e kam nga përvoja ime
A nuk bëmë “masë” në një moment
Dhe, për pak, u “dogjëm”, moj mikja ime?!!!
4. Sikur të ngjallej Majakovski?!
Sikur të ngjallej Majakovski,
Të ndodhte siç thonë për Krishtin?!!!
Zhgënjim të madh do ndjente Majakovski
Për gjithçka që shkroi për Iliçin.
Si grua do qante me britma
Për vargjet do lëshonte anatema
Tek shihte që Rusinë bolshevizma
E katandisi të varfër sa legjenda.
– Djathtas! Djathtas!- do komandonte.
Mallkim që thirra:- Na ljevo! *
Vjershat që shkroi do masakronte
Do griste të tijat poema.
* Na ljevo!- majtas!
5. Gjyq vetes *
Zihem shpesh me veten dhe nuk gjej karar
Zë edhe bëj pyetjen:- Pse të lashë, Mbrostar? **
Edhe pse jam mirë, hiç s’jam i kënaqur
I lirë me “zinxhir”, gati me buzëplasur.
-Rri,- më thotë gruaja.Këtu jemi pikë.
Mendjen lë dynjaja për në Amerikë.
Po mua më plas buza veç për në Mbrostar
Për sherr më ha hunda dhe bëhem grinjar.
As gjumin këtu nuk e bëj rehat
T’më besoi ju, ditë e natë në fshat
Kokës zë i them:- Kokë, pse s’të theva?
Dhe jam bërë ujem për vendin ku leva
* këtë poezi e kam shkruar në Florida më 1 shkurt 2001.
**fshati ku banoja në Fier.
6.Për një mike
Jelekun ta shqeva,ta bëra copë-copë
Zbulova nën jelek, gjirin të fortë gur
Sado “qeshqek”, por rashë i “sëmurë”
Se aq shumë e “thitha”, sa më zuri”pija”
Të mos qe mikja, më ra vilania.
Zu dhe më “karikoi”,me të sajën frymë
Ndaj për ty,mike moj,është ky vargu im.
Nëse sot t’u duka si mbi gjemba
Se sot mendjen ma kish marrë AJO?!!!
Sado që ty hiç nuk ta pret mendja.
Se,domosdo, ty as të shkon mendja
Që unë, moshatari, të”mëkatoj?!!!”
Po ku pyet për burrëri zemra
Dhe , mos u çudit,që unë dashuroj.
Jo vetëm që ndodh,por nuk jam i vetëm
Ka plot raste të tjera në botë
Epo POETËT dashurojnë tërë jetën
Dhe,nëse zemërohesh, e ke fare kot.
Më duket se”dreqërit” e hodhën këtë farë të keqe
Dhe bota e tërë,është e zhytur në kaos
Çdo njeri e dnjen veten si një zog ndër leqe
Si marinarët që,nga anija qëpo mbytet,bërtasin:-Sos!!!
“Dreqërit” mbi fytyrë na vunë maskë
Dhe luajnë me jetën e njerëzve si në ballot me maska/!!!
As që nuk dihet se sa ky tmerr do zgjasë
Shkenca u dorëzua dhe”fallxhinj” na shesin pallavra.
Thonë ë nesër dhe bota dhe njerëzimi do jenë”tjetër”
“Dreqërit” ia arritën qëllimit të tyre, të ndyrë.
U provua që kjo botë paska një bylyk me “dreqër”
ZOT, po të lus:-Në FERR këto monstra që sollën mymxyrë!
* 3 gusht 2020
Dal nga shtëpia dhe jam krejt tjetër
Inkarnacioni i pamjes sim:shpërfytyrim!
Po kërcej një”valle të re”,me muzikë të vjetër
Dhe nuk ngjaj më, me atë që quhet Përparim!!!
Kam goxha maskësi hallka përmbi hundë
Mbi kokë,si moshuar kam një”republikë made in kauboj”
Askush nuk më njeh,kush më shen në rrugë
Ia arritën monstrat që të na bëjnë tjetërsoj!!!
Nuk të afrohet njeri,se e zë”kolera”
Kolera coron alias pandemi
Asnjë njeri nuk të troket tek dera
Të gjithë jetojmë si në agoni.
10. SARS *
Me ritme galopante,tinëzisht po vret
NJë sëmundje e rrzikshme,ardhur nga AZIA
Është e frikshme dhe po shkakto rrëmet
ILAÇI nuk po gjendet:në alarm shëndetësia.
Ka rënë në HONG KONG dhe në SINGAPUR
Por dhe një vend të madh:në KANADA!
GLOBI po vuan nga kjo sëmundje” dinosaur”
Pak dhe nga pak sikur po vjen “hata”
Nuk e bëj si prifti:- Larg nga shtëpia ime!!!
Pres me besim që bota të shpëtojë
Do gjendet,patjetër, ndonjë lloj vaksine
Dhe me vargje, për këtëdhe këndoj.
*Florida,26 prill 2003
Ju falnderoj,ZOTNI I NDERUAR,GJIN MUSA!