20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Nga Poetia VERA GJONI

KUR JE SHUMË NJERI
Kur je shumë njeri
e respekton edhe heshtjen që s’të flet
e nderon edhe shpirtin që s’të njeh
je mirënjohës për fjalë që s’u thanë kurrë
për gjeste që s’u bënë , por ti prapë fal.
Zgjohet bota thotë ” NADJA E MIRË”
por në mbrëmje harrojnë se ishe drita e tyre
Të duan sa për sy e faqe
por jo për shpirtin tënd që s’e kuptojnë dot.
Në zemrat e tyre egoja bën ligjin
xhelozia u shton erë të keqe frymës
e ti çuditesh
si nga një njeri i zakonshëm
rritet një ferr që të gjembon pa mëshirë.
Ti s’di të jesh tjetër
veçse njeri, tepër njeri
në një botë që di të jetë pak shpirt
shumë maskë.
A meritojnë respekt ?
Jo për atë që janë
por ndoshta për atë që s’ mund
të bëhen kurrë…
E unë ?
Unë do të jem sërish njeri
Jo për ta
Për vetin time
Sepse të jesh njëri
është bekim, Jo dënim
Edhe kur bota ta kthen si mallkim
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.