28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga :POETIA:(Dallandyshe Aliaj)

“Mos me quaj poete “

Nuk jam poete, as shkrimtare,
Jam thjesht unë – e zhveshur, e gjallë, reale.
S’di të gënjej me fjalë të zbukuruara,
S’di të fshij dhimbjen nën vargje të lara.

Unë shkruaj kur më dhemb, kur s’më merr fryma,
Kur bota më kafshon dhe nata më rrëzohen mbi supe.
Në një botë të ndyrë, ku fytyrat mbajnë maska,
Jam plagë e hapur – që nuk mbyllet nga frika.

**Ata duan të më shkulin zërin, të më fshijnë emrin,
Të më shtrijnë përdhe – po më kanë frikë zemrën!
Kthetrat e mia janë lutje, janë britma,
Ngelen në grykën e çdo gënjeshtari që më prek!

Jam një e vërtetë që nuk ulet kokën,
Një stuhi që vjen pa paralajmërim.
S’kam frikë nga bota, nga thashethemet, nga turmat –
Veç nga Zoti kam frikë, dhe ai më mbron me dritë.

Pas shpine le të flasin, le të helmojnë ajrin,
Në sy të më flasin – nëse kanë shpirt e ballë!
Unë s’jam as yll i blerë, as perëndi në letra,
Jam një grua që digjet dhe nuk fiket nga era.

Prandaj mos më quani poete, as shkrimtare me lavdi,
Unë jam thjesht realitet – një poezi që nuk rri!
Shkruaj çfarë ndodh, çfarë më ther çdo ditë,
Jam zëri i heshtur që më në fund ka shpërthyer britmë.

Vlorë me 22.05.2025
Principesa Sofia.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.