16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga poetia:Mirela Sarolli Ropi

Athinë perëndim dielli magji .
Në të hapurin qiell,
Reze magjike
Flakërijnë të paqtit det
Nanurisin Valët .
ËNDRRA NË VALIXHE
Valixhen me ëndrra kam në dorë,
Çdo ditë një mall që më mbyt,
Shpirti ende midis dy botë,
Dhimbja që psherëtin me uff.
Jeta të vendos me shpatulla pas murit,
Zoti të sprovon me sfida të mëdha,
Do ta dish si është zemra ime ,
Shëruar plotësisht,por gjoksi shtrëngon pak.
Në çdo psherëtimë një fllad shprese,
Në mes të dhimbjes një dritë që zemrën ndez,
Zoti më dha forcë të eci përpara në jetë,
Dhe unë eci me besim në shpirtin që flet.
Valixhen mbushur me dritën e jetës,
Në çdo hap dhe kur rruga dridhet,
Kam rrëfime që dot s’ja tregoj brengës,
Por zotit ,që me rrugën e duhur lidhem.
Jam këtu do vazhdoj të jem ,
Me besim që nuk shuhet kurrë,
Në çdo lot dhe çdo betejë ,
Jetën e dua ,dhuratë e çmuar varur kornizës në mur !
Rrugës për Athinë 17 Maj 2025 .
FTESË NGA NJË MËNGJES ËNDRRASH
Në filxhanin formë zemre,
Më pret një gllënkë paqe,
Trëndafilat pëshpëritin,
“Mos harro të dashurosh veten tënde “
Çokollata qesh me ëmbëlsinë e jetës,
Për një çast ndalën kohën,
Rreth tryezës ëngjëllore të së vërtetës ,
Një ftesë shpirti këmbëve sjell botën.
Shpirti është si një lumë i thellë,
Dhe kur valët trazohen,
Thellësia mbetet e qetë,
Dashuria ska dëshirë të shpjegohet.
Ato plagë që nuk duken vetë ,
Dhe kur dita s’vjen e paqtë ,
Ti sërisht në shpirtin mbetesh dritë
Një udhëtim shërimi ,ndjenjash fjalësh ,
Kur nata mbështjell me butësin,
Me krahë e saj ëngjëllore ,
Vjen dhe shtrihet si fëmijë,
Nga loja e fatit të më mbrojë.
Më hap një derë mirësise,
Për të ndriçuar, s’ke nevojë të bësh gjë,
Mjafton të jesh ti vetë dritë
Burim shërimi me fuqi pa zë !
Korçë 15 Maj 2025
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.