RRËNJËT E KRAHËT E MIJ
Një dritë më ndjek në çdo hije e vijë
Janë ata që zemrën ma mbajnë gjallë
Familja dhe shoqëria — thesare pa mall.
Në shtëpinë time fjalët janë të buta
Në çdo përqafim ndiej zemrën që rreh
Prindërit, motrat, vëllezërit e mirë
Janë si yje që nuk shuhen në asnjë natë të lirë.
Shokët e zemrës fjalë që s’harrohen
Në kujtime të ngrohta përherë qëndrojnë
Në një të qeshur në një përqafim të thjeshtë
Ata sjellin gëzim që s’mund të përshkruhet me fletë.
Kur bie nata e mendimet vijnë
Zemra kujton të gjitha ata që s’shlyhen kurrë
Sepse dashuria e vërtetë ajo që s’tjetërsohet
Është në ata që pranë teje rrinë kur jeta sprovohet.
Familja – rrënjë që më mban fort
Shoqëria – krah që më ngrit lart e më jep dorë
Të dyja bashkë më bëjnë njeri
Me zemër të pastër me shpirt dashuri..