Hiqen si burra si fjalë me peshë
si gurë të rëndë që nuk i lëviz era
por pas këmishës e mbuluar me hije
rrin një shpirt që vlen sa një copë letër.
Të qeshin para të kafshojnë pas
pa ndjenja, pa turp , pa asnjë masë
E për një interes për një grimë lavdi
shesin mik besë edhe dinjitetin mbi dhe
Karrierë me hile nder me mashtrim
i hipin suksesit si mbi trup njeriu
e harrojnë se koha nuk fal njeri
edhe maska bie kur mbaron spektakli.
Mos beso tek ata që flasin bukur
se shpesh pas fjalëve fshihet mashtrimi
Vlera e njeriut nuk matet me llafe
por me veprat kur vjen momenti i
vërtetë në jetë
AI ËSHTË I VETMI IMI

Dashuria ime s’është për lojë
S’është për treg për sy që nuk shohin
Është e shtrenjtë e shenjtë
Për burrin tim të vetmin që më do kur s’kam forcë.
Ai më qorton po me zemër
Më flet drejt më prek shpirtin
Por kurrë , kurrë nuk luan me dashurinë time
Nuk më vë në dyshim , nuk më shet për botën
Se bota…
Bota do të më shohë të thyer
Të heshtur të harruar
Të ec e vetme pa dritë në sy
Por ai…
Ai më qëndron pranë kur të gjithë largohen
Ai më njeh zërin edhe kur nuk flas
Ai më sheh zemrën edhe kur qaj në heshtje.
Nuk dua pasuri, as duartrokitje
Dua veç këtë dashuri që më nderon
Që nuk më përdor, por më mban të gjallë
Dua burrin tim – të vetmin që nuk luan me mua
Ndërsa bota… le të luajë vetë me maskat e saj.