Duke lexuar librin e shkrimtarit e poetit Pjetër Nikolla, me titull: “Të pa thënat për Mitologjinë dhe Autoktoninë e banorëve të Mirditës”, shohim se autori me shumë profesionalizëm, prezenton vlera të rëndësishme të pa thëna deri tani, që pasuron mëtej këto fusha të kulturës sonë kombëtare që i jep nderë Mirditës.
Shkrimtarin Pjetër Nikolla e njohim nga veprat e tij, mbi 20 libra të botuara në zhanre të ndryshme në prozë dhe në poezi, veçanërisht i është përkushtuar historisë. E njohim edhe nga bashkëpunimi i tij me kolegë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora, për Historinë e trojeve shqiptare të coptuara, njihet nga përmbajtja e librave të tij kundër mohimit e falsifikimit të historisë Iliro-shqiptare, nga shovinistët fqinjë, etj.
Autori Pjetër Nikolla, duke qenë njohës i mirë i trevës së Mirditës dhe, duke hulumtuar historitë e legjendat iliro-shqiptare, na sjellë thesare të gjurmëve mitologjike dhe argumente shkencore për autoktoninë e popullsisë së Mirditës.
Dy, janë shtyllat kryesoere këti libri:
E para: Hulumtimet e shumta e të jashtzakonshme të mitologjiisë për Mirditën dhe veçanërisht për Fanin, të cilat me një punë këmbëngulëse, pasqyrohen figura mitologjike nga më interesantet për Fanin. Fani shfaqet: “Dritë mitologjike” me gjithë madhështinë e tij,”, si në asnjë krahinë tjetër e kombit.
Fani Dritë, ndriçim e Fanar.
Nga ana tjetër me orfikët shpalos fantazi boreane, një paraqitje që i jep nderë Mirditës dhe kombit. (Eqrem Zenelaj,
“ Pellazgët, ilirët, shqiptarët”, 2020, f.389 dhe 393) të
E dyta, argumenetet shekncoere të së vërtetës së autoktonisë së Mirditës, përtej amatorizmit, mbështetur në shumë referime të bazuara. Kjo është një tjetër paraqitje erudite, me përgjegjësi intelektuale dhe kërkesa rigoroze, kundër falsifikimeve të historisë.
Me vlera të jashtzakonshme është dhe identifikimi dhe lokalizimi i qytetit primitiv të Damastionit në Mirditë e pikërisht në, Rubik, ose në Domgjon të Mirditës, ku deri më sot, nga historianë të lashtë dhe të rinjë nuk është përcaktuar aq me argumente shkencore, ky qytet i harruar.
Të befasojnë faktet se në Mirditë, janë toponimet e emrave të hyjve pagan si Zeusi, toponim emër i fshatit Zojs në Orosh, Zojs në Selit etj. Po ashtu, Merkuri, hyj i tregëtisë, që është toponimi i fshatit Mërkurth në Selit të Mirditës, emri Ara e Merkurit, në fshatin Sang Xhuxhë, Gryka e Mërkurit në fshatin Dongjon Fan, etj. Emri Hebë, Hyjnesha e dashurisë rinore, është toponim i fshatit Hebe Domgjon; Emri i krahinës Fan do të thotë Dritë, ndriçim, fanar, fari.
Simbas shkrimeve orfike, Zeusi korrespopndon me Fanin d.m.th. me ndriçimin që fekondon jetën me Diellin! Gjë që ju ka shpëtuar studiuesëve dhe historianëve ky fakt madhor, që i jep nderë Mirditës. (Referuar shkrimeve orfike, A.Kola, “Gjuha e Perendive”, Plejad, 2003, f.31).
Aty në Xhuxhë të Fanit është Kisha e Shnritatit (kështu e thërresin vendasit), që do të thotë, shëndrit-Ati, Këtu Ati (Zoti) lëshon Dritë. Ashtu siç janë toponimet e kultit të Diellit: Kisha e Shnadiellit në Kthellë Mirditë, apo nga Guri i Xhuxhës i Fanit, ku në krye kemi simbolin e diellit etj, etj. që janë me vlera të jashtzakonshme dhe thesare për Mirditën e Shqipërinë.
Shkrimtari Sulejman Mato, ka shkruar se, Pjetër Nikolla shfrytzon erudicionin e tij, që është edhe burimi, për të realizuar vepra të niveleve bashkëkohore. (Sulejman Mato, “ Mendimi Pleks Ylberët”, P. Nikolla, Poezi, parathënje)
Duhet theksuar se Pjetër Nikolla ka shkruar libra cilësor me përmbajtje kombëtare siç janë: “Trojet e Dardanëve (Shqip Anglisht), “Etnologjia e Kurbinit”, “Lidhja Gjenealogjike Kosovë-Mirditë”, “Mirdita dhe Identiteti kombëtar” (Shqip anglisht), “ Lidhja etnologjike Mirditë, Kurbin, Lugu i Drinit Kosovë”, etj. dhe në letërsi me poezitë e tij të një stili me forcë të jashtëzakonëshme shpërthyese për atdhetarizëm, siç janë: “E vërteta e Mirologjisë Pellazgo-ilire”, (poezi), pjesa e I dhe II, “Mendimi Pleks Ylberët” ku shpalos madhështinë e dashurisë njerzore si një stimul i jetës dhe libra të tjerë cilësor të nivelit bashkëkohor.
Kronologjia e këti libri të ri që do të botohet, vazhdon me autoktoninë e banorëve të Mirditës, ku pasqyrohen lëvizjet e popullsisë para dhe pas luftës së Trojës, gjatë pushtimeve: Romake dhe sllave, apo levizje të pakta, të veçuara, gjatë pushtimit osman ku popullsia e Mirditës nuk ka pësuar fatin e shumë shqiptarëve të Jugut të shqipërisë, të cilët u larguan dhe shtegtuan matanë Adriatikut dhe u vendosën në Jug të Italisë (në Kalabri dhe Sicili).
Këtu në Mirditë ndodhi e kundërta, mirditasit zgjodhën rezistencën aktive për t’u mbrojtur gjer në fund për jetë a vdekje dhe përfundimisht ja dolën me pushkë në dorë për t’ i dalë zot vendit të vet, fituan autonominë, u vetqeverisën me prijsit e vet, nuk paguan taksa, etj.
Për autoktoninë e banorëve të Mirditës, autori është fokusuar që me ngjizjen e fisit të pirusëve në këtë trevë me hulumtime të shumfishta, ku nxjerr në pah një mori gojëdhënash dhe legjendash, të cilat në shumicën e tyre, kanë prirje të falsifikojnë të vërtetën e historisë së Mirditës, duke i quajtur mirditasit të ardhur dhe jo vendës.
Këtu autori ndalet me seriozitet dhe kritik, me argumente shkencore, gjuhësore, në gjetjet arkeologjike, folklor, toponime, referime të bazuara, etj, të cilat vertetojnë se banorët e Mirditës nuk janë endacakë, barinjë, pa plang e pa vatan, siç duan të na bëjnë shovinistët fqinjë e të tjerë, por janë autokton në trojet e veta që nga formimi i fisit të pirustëve, paraardhës të banorëve të Mirditës të cilët, përveq se janë marrë me blegtori, janë marrë edhe me bujqësi e veçanërishtë me nxjerrjen e shkrirjen e bakrit, arit e argjendit.
Arkeologët e famshëm shqiptar, Hasan e Neritan Ceka i cilësojnë pirustët (paraardhës mirditor) si metalurg të njohur të antikitetit me një kulturë specifike të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit, arit e argjendit që nga shek. VIII-I pr. K. e që e lidhin me dimensionin kombëtar të identifikimit komb-shtet.(Gjet Ndoj, “E vërteta mbi shqiptarët”(Parathenje, N. Ceka), 2004, f. 3)
Në studimin e ngërthyer me shumë profesionalizëm për Mirditën, autori pasqyron 12 bajrakët e Mirditës nga burojnë trojet e kësaj treve të lashtë dhe se të gjitha fiset dalin po nga këto troje që kanë krijuar çdo bajrak të cilat janë: Oroshi, Spaqi, Kuzhneni, Fani, Dibrri, Selita, Kthella, Rranza, Kryezez, Bulgër, Velë dhe Manati.
Evidentimi i të gjitha fiseve e nënfiseve për 12 bajrakët e Mirditës, në të gjitha fshatrat e Mirditës, është një punë e mundimëshme, por e realizuar me sukses, që është një pasuri e madhe etnokulturore evidente e këtyre fiseve të vogla për çdo fshat të Mirditës.
Në një kapitull tjetër autori flet për princët e Blinishtit të cilët rezistuan në periudhën e pushtimeve anzhuine, si Vllado Blinishti, Kalojan Blinishti, etj, që i japin nderë e krenari Kombit.
Një një segment të veçantë flitet edhe për principatën e Arbërit dhe Shtetin e parë të Arbërisë me qendër në Mirditë nën kryesinë e Progonit e të bijve, Gjinit e Dhimitrit.
Prof. Dhimitër Shuteriqi thekson: “.. aty u gjet shqiponja me një Kokë që e dija se ishte shqiponja e Dukagjinëve dhe më del se Dukagjinasit janë pasardhës të princëve të Arbërit”. (Dh.. Shuteriqi, “Një mbishkrim i Arbërit”, “Studime historike” nr. 3. , 1957, f.131-147)
Vazhdon me etimologjinë e emrit Mirditë dhe me qëndresën e Mirditës kundërosmane, si asnjë krahinë tjetër që nuk u islamizua, ruajti traditat e zakonet e veta.
Mendoj që për nga përmbajtja, rëndësia e problemeve madhore që trajtohen dhe niveli shkencor bashkëkohor, ky libër është, me vlera të mëdha për Mirditën dhe Kombin.
I urojmë shkrimtarit e poetit Pjetër Nikolla suksese vazhduese edhe për libra të tjerë me vlera të tilla bashkëkohore.