22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga shkrimtari.Zija Cela

ME DORËN E DJALLIT NË FYT…
(Nuk të mbytë, por t’vërbon sytë.)
E pra herët e kam thënë, Djalli e merr përsipër atë që bën, sepse e ka të shpallur qëllimin njëherë e pergjithmonë. Kur hyn në marrëdhënie me njeriun, hyn me bonus të gatshëm: “Ti bëje këtë, se unë të jap atë!” Dhe gjen pikën më të dobët. Në një çast të caktuar, njeriu ndien t’i zuzullojnë veshët, pastaj sikur dëgjon një zë të mistershëm, që ia bën sedrën fërtele: “Ama, po habitem me ty! Nuk të kisha ditur kaq sedërli, kaq mendjengushtë, kaq moralist, kaq frikacak e qullac pa cak! E kujt i hyn në punë sot ndershmëria?! Vetëm atyre që janë qorra e kaqola. Pa më thuaj tani, si duron që…”
Është Djalli, ky kodosh i përbotshëm, që t’i zbraz në tru ngashënjimet e tij. Dhe për të qenë objektiv, ai di ta joshë edhe arsyen e shendoshë. Sepse, në pamje të parë, të rren mendja se zgjedhje të tilla kleringu, më jep – të jap, janë dukshëm me perfitim.
Por në të njejtin çast ekziston një zgjedhje tjetër, duke pyetur veten: “Çfarë është ajo që Djalli ma jepka me kusht dhe Zoti nuk ma jepka falas?”
Djalli vërtet është kozmik, por Njeriu është racional, krijesë me mundesinë për të qenë superior ndaj Satanait. Prandaj njeriu nuk ka përse të ankohet aq shpesh me vonesë: “Boboo, çfarë bëra!”, dhe të mos frenohet në kohën e duhur, duke shkundur veten me logjikën: “Përse, përse ta bëj?!”
Për t’i paradalë këtij “bonusi”, që ta bën shpirtin pleh, Zoti nuk lë boshllëk. Boshllëkun që gjen Djalli, e krijon vetë njeriu me zgjedhjet e tij të gabuara.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Dikush pyet nga sikleti:
LANETI APO TJETRI?
– Ku është, ku do të jetë, ku ishte e ku mbeti?
– Kush? – pyeti dikush.
– Ai pra, laneti.Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Zija Çela DJALLI Komik Oro ROMAN 30TTMET SUTIMETTOENA TOΝΝA"
– Shih, shih, pandeha se po thoshe dinjiteti.
Dinjiteti i personit është virtyti më i çmuar i njeriut, xhevahiri që për ta shitur gjen treg përherë, lehtësisht përherë, ndërsa kurrë dhe askund për ta blerë, veçse po të ketë qenë gur i rremë.
Kur nuk e ke, dinjitetin s’ka pushtet që ta jep, por kur e ke, nuk ta heq dot as edhe një mbret.
Dinjiteti?… Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si para xhepi.

KJO BALTË LLAHTAR QYSH NË TË GJALLË…

Kur njeriu ul kokën i nështruar, pret rrënjët që e mbajnë dhe kthehet në skllav, sapo është bërë shërbëtor i padronit, menjëherë e ka hedhur veten në erë.

Madje, si njeri pa cipë e nder, kush pranon që veten ta poshtërojë, e ka kot që mbrohet, se edhe pamja e jashtme nis t’i ndryshohet. E ç’janë ato njolla plot mister, njolla të errëta që, qysh në këtë jetë, një sy i mprehtë ia pikas nëpër trup këtij robi të shkretë?…

Kurrë e kurrë, o Zot, as nesër dhe as sot mos qoftë e thënë që në supet e të gjallit të rëndojë para kohe balta e varrit! Është tmerr e llahtar të shfaqet ajo baltë qysh në të gjallë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.