14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga shkrimtarja Marjeta Shatro Rrapaj

Flijimi i pulëbardhës
Ediel, ora 9 e mëngjesit, dal në shëtitoren e qytetit, pikërisht atje ku puthen dy delfinë e unë bëhem dëshmitare e dashurisë së detit me bregun.
Eci zbathur për të ndier efektin e kësaj puthjeje të përjetshme, duke lënë gjurmët e mia të vogla në këtë prekje të madhe që zgjat përtej bregut të përthyer në formë ovale.
Arrij në pikën më të largët dhe më duhet të kthehem, kur papritur mbi sipërfaqe të ujit shoh një pulëbardhë, e cila luhatet nga valëzimet dhimbje.
Afrohem dhe e marrë në dorë. Zogu është në grahmat e fundit, hap gojën pa reshtur dhe nuk mbushet me ajër, vuan, nuk di çfarë ndihme t’i jap, ndërsa ca fëmijë kureshtarë që më kanë rrethuar më shikojnë dhe më pyesin se çfarë ka zogu që e mban gojën hapur.
Nuk zgjati shumë agonia e zogut dhe pas disa minutave dha shpirt në duart e mia. Trishtohem. Hap një gropëz të vogël, e mbuloj me rërë, si shenjë e përjetësisë së fluturimit të saj mes tokës dhe ujit. Vendos lopatat e këmbëve dhe zhytem ujrave blu, notoj pa ndalur drejt farit që ndodhet një kilometër larg. Ashtu mes përplasjeve duar e këmbë mendja më mbetet tek ai shpes deti, që kishte rendur kësaj hapësire papushim dhe në fund ishte bërë fli në një valë të vetme, në një dallgë të trazuar, që e mbartte dhimbshëm drejt të fundit breg.
Shkëputur nga libri:”Regëtima pulëbardhash”
Nga shkrimtarja

Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.