30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

  Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

                                                                          – Biskoqe !!

 

Kur isha i vogël, ndoshta në klasë të tretë apo të katërt babi im Thanasi më merrte shpesh me vete, sidomos kur dilte për ndonjë pazar apo punë këtu afër në lagje. Ndonjëherë dilnim edhe për të shëtitur dhe me këtë rast gjithmonë  më blinte ndonjë akullore, apo ëmbëlsirë që mua më pëlqente.Një ditë diele dolëm bashkë deri në qendër për disa porosi, kur u kthyem në lagje, babai më kaloi dorën pas qafe për të më puthur, dhe pastaj më pyeti :- Stiljan çfar do të blejë babi ? – Nuk dija çfar ti thoja, se në lagjen tonë kishte vetëm një dyqan ushqimor dhe ai nuk kishte ato gjëra që më përlqenin apo i lakmoja aq shumë. Gjërat që unë pëlqeja, prindët mi blinin vetëm në turizmin e qytetit. :-  Dua biskota babi !- i thash i vendosur. Më kujtohet athere ishin ca biskota të mira të freskëta të kombinatit Ali Kelmendit, por  edhe disa të tjera që prodhoheshin diku te “Zogu i Zi” dhe jo si këto të sotmet që janë bajate të forta dhe ke frikë ti hash. Megjithatë në lagjen tonë dhe afër saj nuk kishte dyqan tjetër ushqimor ku mund të shikonim.U futëm brenda dhe ç’të shohim: dhjet burra nga rradha e burrave dhe pesëmbëdhjetë nga gratë. Edhe në mes midis tyre kishte përsëri njerëz që donin të merrnin pa rradhë duke bërë të fortin, apo me miqësi.Nuk dinim çfar të bënim !- të futeshim në rradhë për një pako biskota ?!

Babai gjithonë më mbante prej dore prej rrëmëjës që ishte atje brënda . Në mes përballë qëndronte shitsja një nuse e re e bukur me një trup prej gjarpri dhe punuar dhe pastruar bukur fytyrën e saj.Ishte e sigurtë, që me një shikim mund të dalldisesh prej saj. Në banak qëndronte një peshore ngjyrë qumështi në formë koni me kokë poshtë. Në fushën e saj kishte një shigjetë të madhe që tregonte peshën e mallit. Në këto momente babai filloi ti kërkonte shitses :- Oj shoqe nëm një pako biskota!  – por shitsja simpatike nuk po kthente përgjigje, por vazhdonte të shiste dhe komunikonte me të tjerë njerëz. Babai ia nisi sërish ti drejtohej shitses:- Shoqe të lutem nëm një pako biskota !-duke e përsëritur disa herë këtë kërkesë. U lodh duke folur dhe në një moment nga mërzitja u ngatërrua dhe tha:” Oj shoqe nëm një pako biskoqe.” Shitsja për çudi e dëgjoi mirë këtë fjalë dhe u step për një moment duke ndaluar edhe punën. Edhe njerzit pushuan zhurmat dhe në dyqan ra një qetësi kalimtare. Në ktë çast shitsaj e mblodhi veten dhe ja plasi të qeshurës bashkë me disa njerëz të tjerë në dyqan .Goja i vajti gjer në vesh.  Vazhdimisht ajo mbulonte gojën me dorë, sikur donte të fshihte të qeshurat e saj.Babai u skuq dhe u përflak në fytyrë, sepse nuk e kuptoi si doli nga goja e tij kjo fjalë e “turpshme”! U ndodh si i zënë si në lak, pasi ai nuk ishte mësuar të përdorte në fjalorin e tij fjalë të tilla.Nuk e di por shitsja menjëherë mbas kësaj fjale na shërbeu menjëherë! Ndoshta i bëri përshtypje dhe e goditi fort, pjesa” koqe” e emrit. Në fytyrën e saj kuptoje që ajo u kënaq shumë me këtë emër! Jam I bindur që babait po mos ti rrëshqiste goja, kurrë nuk dotë merrte shërbimin e dëshiruar.Kjo flajë na bëri punë pasi shitsja simpatike i dha shumë rëndësi. Ajo fjalë “çudibërëse” tërhoqi vëmëndjen e saj. Dolëm nga dyqani ushqimor me vështrimin shoqërues të shitses, që na ndiqte nga pas. Edhe tani kur shoh biskota si ato të asaj kohe më kujtohet fjala magjike “biskoqe”, babi im dhe shitsja simpatike që u “gajas” aq shumë mbas saj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.