8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

 

Bisedë me kohën

 

Ti kohë, je vrapuesi më i mirë; kalon me shpejtësi.

Vjen si një stuhi,na godet në shenjë, mu në dashuri.

Pa dale! më rrëmbeve prindët,more vëllain tim; se prita !

More jetën time kaq shpejt, e ndjeva,u godita !

Nuk jam më as i ri, si dikur, me flokët sterrë të nxita!

Këngën e dashurisë dikujt në mes ja le,deg e shpresë ranë përdhe.

Unë besoj ! ti je një satrap  dhe besë nuk ke!

Të godet nga prapa në pabesi, unë këtë fort mirë e di !

Veç një gjë e kam të shenjtë, nuk ma merr dot mua !

Për atë luftoj fort, qëndroj, ajo ka vlerë, e dua !

Atë ç’ka kam në zemër, nuk mund ta jap dot tani!

Ajo është e shtrenjtë, pa të, ti je në robëri !

Sepse ç’ka brenda,ta dish,është vetëm…. dashuri!

Atë nuk mund të ma vjedhësh dot ti !

Ajo qëndron, ashtu e bukur, gjithmon në përjetësi !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.