Mali i “Vashës”
A keni për një mal vallë dëgjuar,
Ku fryn erë e përmalluar
Buzë Shkumbinit të zemëruar
Në Polis për të shkuar
Për një dashuri vallë, a keni dëgjuar ?
A tregohet valle për djaloshin e varfër
Por të dashuruar dhe lumturuar ?
Nga zakoni i fshatit vajza në krah duhej çuar,
Deri në maj të malit fare pa ndaluar,
Sa e dhimshme ,a e keni dëgjuar ?
Trimi vajzën në majë çoi
Por zemra kur mbërriti atij i ndaloi ,
A e dini që vajza mbi të u lushua
Qau, qau sa në fund u shua,
A e dini si një engjëll nga lart u lëshua ?
Dhe ra atje poshtë si flutur krah- dëmtuar,
Veshur fustanin e bardhë, bukur dalluar
I bardhë si bora pa ngjyra trazuar,
fustani I bardhë si deti valëzuar
Për të tillë dashuri a keni vallë dëgjuar ?
A është kjo një dashuri
E pakrahasuar, si rrezja e diellit
Në perëndim kuqërruar?
Mos dashuria e vërtetë, e pashuar
Ne ktë mal duhet kërkuar ?
Çfarë është ky egoizëm njerzor
Që engjëjt e së keqes kanë përqafuar,
Çoroditur nga ndjenja e trishtë, e munguar
Plot rregulla të vjetra mjerane,
Të bukurën përjetë dënuar ?
O mal i dashurisë i ëndrrave njerzore
Mos i jep lumturisë dënimin e zi !
Loti, pikëllimi, të ngelë në murrore
burgosur, harruar nga e madhja dashuri !
Dhe ti kur kalon thua:- ajo fluturoi, iku ne kaltërsi!