“””””””””””””””””””””””””””
Nuk mjaftojn fjalët për ty…..!
Jam ngulur k’tu n’kët vend t’shtrenjtë
Ku aroma e luleve n’gjitha kopshtet ndihet
Parfumosen oborret e bukura t’qytetit
Me gonxhe t’bardha e karajfilet.
T’këndëshmet ngjyra e erë plot
Me sy i prekim, rendim pas tyre
Mes këngëve t’bukura shoqëruar
Vjen arom e ëmbël trandofille.
K’tu ku rrugicat janë t’mallëngjyeme
N’pritje prej kohësh ca hapa të dëgjojnë
Portat e drunjta me dryna t’vjetëruara
Nji dorë ti hapë ata presin
Dhe zëra t’munguara në ta,të gumëzhojnë.
N’heshtje t’plotë e n’koh t’pa kuptimtë
Her-her n’buzëqeshje her-her n’trishtim
Qyteti i luleve i artit e dashnisë
Mëngjes e mbrëmbje don veç g’zim.
Ah’ kjo nuse madhështore
Si zonjë e rëndë e hyjnesh
N’prehrin e vet i don të dashurit
T’ju shëndrijë f’tyra e tuj kuvend.
Edhe kënga e bylbylave
Hovin e melodis pak e ka ndalë
Humori, qejfi edhe g’zimi,
N’sofër po ulen rrallë herë n’përmallë.
K’tu jam ngul e s’largohem prej teje
K’tu ku dhe hijet e kohës numurojnë çastet
Se prish gjakun që m’rrjedh ndër deje
N’donëse shpirti vërtetë dhe s’knaqet.
Mendimet fluturojnë hapsirave t’qiellit
Si zogjt shtegëtarë të vjeshtës së brisht
M’ke mundur me dashnin ti moj shkodër
Sa fort m’ke shrëngu në t’tëndin gji.
Jam ngulur k’tu….
K’tu ku janë themelet e kalasë Rozafa
Ku është kultura e qytetit t’shtrenjtë
Se braktis pasi e kam gjetur prej vitesh
N’qytetin e dashnis ngjiza e linda tre yje jetë.
Në t’lashtën Rozafë që ka mbetur t’rashëguar
Dhe gjithmonë do mbetet brez pas brezi
Aty lart mbi kodrën e bukur e shkëmbore
Përhapen ndjeshëm rreze dielli.
Arave t’qiellit shpërthejnë z’brazëtitë e shpirtit
Mbi muret e larta t’kalasë ngjitem n’fluturim
Mbi Rozafën bukuroshe ulem mendueshëm
Aty qëndroj nga lart gjith Shkodrën tuj e sodit.
K’naqem tek shoh Drinin e Bunën
Kur lozrojnë n’valt e tyre bardhësi
Me sy të qeshur t’gzuar ç’do ditë i shikoj
N’qytetin e ëmbël e t’dashnis ndezur
Të mplakem, t’pranveroj e t’dimëroj.
Shoh malin e taraboshit me shtat-lartë
Në vija të drejta pemët e n’rrallë me bukuri
T’rinjtë e qytetit e mbajnë atë të gjallë
Grupi Eko-Mendje i mbjell me dashuri.
Fjalët nuk mjaftojnë sado të shkruash
Për ty s’kanë të sosur kurr asnjëherë
Je fjalë madhe sa shum t’lavdërojnë
T’kam fut n’zemër, dhe pse jam jabangjeshë.
Pamje piktureske ka kjo Shkodra Loce
Jam ngul k’tu se t’fal dashni kjo bukuroshe
Nga: Thesaret e Davës.
29. Tetor. 2021.