-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Nga: Thesaret e Davës.

Nuk jam diamant…

Sa herë rrëmbej penën e nis të shkruaj
se di ” nëse mendimet e mia janë të qarta,
për hir të së vërtetës them atë që ndjen shpirti,
dhe më buron nga kjo zemër e ngrata.!
Dritat e shpresës lus të mos më shuhen
në ta mbahem gjallë e përpëlitem,
sa jetë e frymë të kem do t’dhuroj vargje,
kurrë asnjëherë jo’ z’do t’më veniten.
Nuk jam një diamant” që vezullon n’errësirë
as brumë prej floriri joo” nuk jam,
Jam kafkë njerëzore që mbijetoj kohërave,
shpresash e ëndrrash t’fjetuna,
dhe pasionesh që lidhur më mbajn.
Ditarit të jetës kujtimet e mia ja besoj
zhgarravis me penën n’letër të bardhë,
ashtu siq e ndjej momentin e përjetuar,
s’jam poete gjeni” s’jam as diamant.
I ruaj të gjitha në mendje e në ditarin tim
I lexoj sa herë më kap një mallëngjim.!

Nga: Thesaret e Davës.

12 Tetor. 2021.!

“”””””””””””””””””””

Ajër vjeshtak…
Rrokulliset vjeshta dalë-ngadalë
e qetësisht ulet mes nesh me tylin e hirtë,
qielli puthet me retë e k’saj stine,
dhe dielli me rreze të lehta
duket më i brishtë.
Parqet qëndisen me ngjyra vjeshtake
shiu i butë nis të bjerë,
e lag gjith tokën e pluh’rosur,
gjethet bredharake kërcejnë sa andej e këtej.
Pemët e drunjta nga petku i tyre zhvishen
stoliset toka si panoramë,
peisazh me ngjyra verdhacake,
si qilim shtrohet në ç’do pëllëmbë.
Shtegëtojnë zogjtë si të trumaksun
prekin qiellin plot me re,
në kërkim t’folezave t’ngrohta,
ikin larg n’arrati”për tu kthyer në pranverë.
Vjeshtë e lagët që lag ajrin
luleve aromën jua merr,
i shkund nga petalet një e nga një,
vjeshtë që puthet ç’do vit me ne.!

Nga: Thesaret e Davës

Tetor..2021.!

“”””””””””””””

Nat…
Natë e pushtuar mendimesh
ku kënga e shpirtit,
mbytet në brendinë e trupit të lodhur
dhe një ndjesi frike t’rëndon,
e t’bën me vujt,
sa dhe fryma të merret…
E në natë t’pshtjellume pyes veten !
A kam forcë me vazhdu….!???

Nga: Thesaret e Davës.4. Tetor. 2021.

“””””””””””””””””””””””

Burim drite…
Burimin e dritës e solli zoti
Mbi pjellën e k’saj toke t’bekume
Në baltën ku shkelim të gjithë me radhë
Ngjyrat e ylberit mbi kokat tona bien
Si penelat ngjyrues mbi tabllonë e bardhë.
Si yje shkrepash tej maleve dritat ti ndezim
Jeta t’na lulëzojë, buzëqeshje duke dhënë
Armët e tradhëtisë kurrë të mos i prekim
Të falim mirësi e djallin ta hedhim jashtë.
Të ndezim zemrat dhe dritat e shpresës
Si dielli që shëndrit të gjithë botën mbarë
Sikurse çelet dhe moti e ngjyra i jep jetës
Burimin e dritës….
në kafka, e shpirt të ndezur le ta mbajmë.!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.