Sharkun në shtrung çe shtrova,
katër vjet përmbys qëndrova.
Më dhëmb shpirti qysh durova,
thash se vdiqa, por shpëtova.
Thash se vdiqa,
ju lutem më besoni.
Ehhh, se ç’hoqa,
kur mos ta provoni.
Më dhëmb shpirti,
Sedi qysh durova.
Më dhëmb xhani,
thash se mbarova.
Ç’pate moj bardhoshe e bardhë,
katër vjet ma more xhan.
Ti studente në Tiranë,
të mendoja për çoban.
Thash se gabova Unë,
por, jo moj bardhoshe.
Në shenjë qëllojë Unë,
siç ti më thoshe.
Katër vjet në stan,
mbuluar me Shark.
Më kishe thënë xhan,
më prit pa merak.
Nuk u lodha, të prita,
kur erdhe nga Tirana.
Me qumësht dele të gostita,
dhe urimin ta bana.
Ti studente dhe Unë çoban,
hallku na ka zili.
Të kam shpirt dhe xhan,
këtë ti mirë edi.
Kur të fryj erë e malit,
dhe baluket të mi trazojë.
Mos harro porosinë e çobanit,
kam mall, të dashurojë.
Dasmën do ta bëjmë,
Në stan, këtu në bjeshkë.
Gjithë njerëzit, do ti ftojmë,
do ti therrim dhjetë desh.
Ahengu do marrë dhenë,
ta marrë vesh gjithë GORA.
Studentja me çoban lidhën besë,
dhe do ja bëjmë forra ….
POET SI HAVZI NELA,
NUK KANË VDEKJE KURRË.
TË NDERON GJITHË GORA,
KE SHKRUAR EMRIN NË FLAMUR.
Luma, Hasi dhe Gora,
kanë nxjerr bash burra.
Ndër ta është Havzi Nela,
Në Poezi ja bëri forra.
Gora e Kukësit me emër,
ka nxjerr burra me mend.
Meritojnë çdo emër tjetër,
për pushkë dhe penë.
Veshur me opinga lëkure,
me xhamadan dhe tirçe.
Havzi Nela, kurrë su tute,
gojën s’ta mbyllën në burgje.
Ishe i ri Havzi Nela,
shkruajte vargje për lirinë.
Të njohu gjithë Gora,
me penë këndove për dashurinë.
Ke fol fortë me penë,
me Poezi kërkove lirinë.
Dashurinë e kishe në gen,
Jetën në mes ta prenë.
Tibe në Zot po mendojë,
si su trembe morre burrë.
Litari nuk të preu gojë,
ike, të qeshi ai nur.
Në Kollovoz dhe Topojan,
sot, çdo gur po flet.
Lotët kurrë su thanë,
Ishe dhe mbete poet.
Me litar në fyt,
nuk u tute morre burrë.
Zjarr prej gojë ke çit,
dhe nuk të mposhtën kurrë.
Nuk ke dek Havzi Nela,
trimat nuk vdesin kurrë.
Të kujton gjithë jetën Gora,
ke shkruar emrin në flamur.