30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Arbana Arba

 

Me më hupë

Besa, jam qërrue,
e s’po nij ma me të shque.
Besa, tash jam kujtue,
t’u të kqyr për me t’ harrue.
Besa, boll mend të kresë
më janë shtegtue
te njaj zog dallandyshjeje
qi po i lyp nanës vet
frymën e parë për me jetue.
#AR BANA

Më duhesh ti.

Më duhesh ti,
jo se më mungon dhe unë kam frikë të jem vetëm.
Më duhesh ti,
që me fut në rrugë të pashkelura,
e unë provoj aktin e frikës të së panjohurës,
po zgjoj guximin për t’u rritur.
Me duhesh ti,
që më thua je femër,
jo se këtë femër unë nuk e shoh çdo mëngjes përpara pasqyrës,
po kur artikulohet prej buzëve të tua,
kuptoj se ti je rritur pikërisht prej kësaj grua.
Më duhesh ti,
të më thuash këndo për mua,
jo se unë kam harruar të këndoj,
po kur nis dhe nxjerr tinguj,
ti kthehesh në një foshnje që dëgjon në gugatje ninullën e nënës.
Më duhesh ti që thua:
Vallëzo me mua,
jo se në jetë nuk kam parë dorën drejt meje drejtuar,
po kur ti hapat i hedh,
do më tregosh se ç’kavalier je në të drejtuar.
Pra as dje ,as sot ,as nesër,
unë nuk të kërkoj,
sepse një grua kurrë nuk kërkon atë ç’ka asaj duhet dhuruar.
25 maj 2023
#AR BANA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.